botuesibordi800.jpg

Gazeta Nr.61 - prill 2009

Home
Nr. 65 - dhjetor 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12
Shtojca 1
Shtojca 2
Shtojca 3
Shtojca 4
Nr. 64 - shtator 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12
Shtojca 1
Shtojca 2
Shtojca 3
Shtojca 4
Nr. 63 gusht 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Fterra 9
Fterra 10
Faqe 11
Faqe 12
Shtojca 1
Shtojca 2
Shtojca 3
Shtojca 4
Nr. 62 qershor 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12
Gazeta Nr.61 - prill 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12
Gazeta Nr.60 - shkurt 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12

PĖRMBLEDHĖSE

G-61 – prill 2009

Sponsorizuar nga ing. Islam Zhupa

 

INVESTIME    PARSHIKOHEN  NĖ FTERRĖ

 

Kushtet e reja ekonomiko-shoqėrore kanė bėrė tė mundur qė tė ndryshojė natyra e investimeve dhe e sektorėve ekonomik fitimprurės. Sikurse dihet nė etapėn e sotme zhvillimet dhe investimet nuk varen nga dėshira dhe emocionet por nga se sa fitimprurės janė ato. Periudha prej afro 18 vjetėsh bėri qė nė Fterrė bashkėfshatarėt tonė duke krijuar njė pasiguri pėr jetėn dhe familjet e tyre pėrgjithėsisht morėn arratinė prej vendit tė tyre. Pra kjo arrati nuk ishte pėr pakėnaqėsi dhe pėrbuzje pėr vendin e tyre, por se mundėsitė e jetesės nė fshat kanė qenė tė pa sigurta. Kjo i detyroje ata pėrgjithėsisht tė shkojnė nė qytetet e afėrt, por pjesa me e madhe jashtė Shqipėrisė, nė Greqi ose edhe nė Itali .   

Mbas gjithė kėtij stanjacioni prej rreth 20 vjetėsh disa gjėra shihen  mė ndryshe. Brezi mė i vjetėr ishte i detyruar tė qėndronte nė Fterrė ndėrsa brezi mė i ri u detyrua tė punojė diku larg pėr jetesėn. Largimi nga fshati jonė asnjė herė nuk ishte pėrfundimtar, kjo jo vetėm pėr nostalgjinė por edhe pėr lidhjet e forta njerėzore qė vazhdojnė tė ruhen akoma edhe sot,  dhe kjo duket se reflektohet edhe tek brezi mė i ri.

Dihet, historikisht pėrpjekjet e mėdha qė janė bėrė nga disa breza pėr rrugėn Borsh-Fterrė-Kuē, ndėrtimin e kėsaj rruge apo pėr pėrmirėsimin cilėsor tė saj. Ėshtė pėrfunduar projekti pėr rikonstruksionin dhe asfaltimin e kėsaj rruge. Ky projekt parashikohet tė behet me investime shtetėrore. Muajt e ardhshėm do tė bėhet tenderi dhe mė pas do tė fillojė puna. Kjo do tė jetė njė avantazh i mirė pėr jetesėn e banorėve vendas por edhe pėr njė lidhje mė tė qėndrueshme e banorėve me vendlindjen e tyre.

Investimet private nė zonėn e fshatit tonė janė nė dy forma: Nė formėn e investimeve individuale jo fitimprurėse, si investimet pėr banesa etj dhe investimet private fitim prurės qė pėrgjithėsisht duket se janė nga investitorė jashtė fshatit apo edhe mė larg, nga tė huajt.

Lidhja me fshatin qė ekziston me bijtė e tij, duket se po reflektohet sot nė investime pėr njė jetesė mė tė mirė nė fshat apo pėr njė turizėm familjar nė tė ardhmen nė fshatin tonė. Shumė bashkėfshatarė janė duke investuar pėr ndėrtimin e shtėpive tė reja nė zonėn e fshatit. Natyrisht qė kėto investime janė individuale dhe mund tė bėhen sipas dėshirės dhe mundėsisė ekonomike tė secilit. Por mendoj se duhet kujdes nė dy aspekte. Kryesorja ėshtė pėrcaktimi mirė i truallit. Banesat duhet tė bėhen nė zona teknikisht dhe gjeologjikisht tė qėndrueshme, pra sheshet tė jenė nė ato zona ku investimet edhe mbas shume vjetėsh tė jenė tė sigurta, tė mos jenė zona rrėshqitėse, zvarritėse apo qė mund tė gėrryhen nga rrjedhjet ujore. Por gjithashtu kėto zona duhet tė jenė nė ambiente ku klima favorizuese e zonės tė jetė nė favor tė banorėve. Pra tė ketė diell, t’ju shmanget rrymave tė rrezikshme nga erėrat, rrjedhjet e pėrrenjve apo lumenjve , nga rrėzimet e masave gurore nga mali  etj. Nė zonėn ku parashikohet tė bėhen kėto ndėrtime, do tė duhet tė parashikohet tė bėhen lehtė rrugėt komunikuese, rrjetet e kanalizimeve tė ujėrave tė zeza, furnizimi me energji elektrike dhe gjithė infrastruktura tjetėr e nevojshme pėr zonat e banimit.

Kjo kėrkon qė nga komuna domosdoshmėrisht tė bėhen studime urbanistike tė mirėfillta. Pėr ēdo shesh ndėrtimi nga ana e komunės mund tė jepen lejet pėrkatėse vetėm kur tė plotėsojė tė gjitha kushtet e parashikuara nė ligjin e Urbanistikes, ku pa tjetėr  duhet tė jenė tė pėrcaktuara sipėrfaqet e ndėrtimit, tipi i ndėrtimit, tipi i banesave duke ju pėrshtatur ambientit, natyrės  dhe perspektivės sė zhvillimit tė zonės,  koeficienti i shfrytėzimit tė truallit etj.

Nga ana e vet investitorėve duhet tė respektojnė ligjet urbanistike dhe kushtet e rregullat e bashkėsisė, tė bėjnė banesa funksionale, tė bukura dhe tė kenė gjithė komoditetin e nevojshėm, ti rezistojnė kohės dhe tė parashikojnė njė perspektivė te largėt duke i parashikuar kėto banesa edhe pėr turizmin familjar. Ndėrtimi i rrugėve, furnizimi me energji elektrike cilėsisht, furnizimi me ujė dhe kushtet klimaterike shumė tė favorshme, deti nė afėrsi, mali akoma mė afėr e shumė bukuri tė tjera, mendoj se shumė shpejt nė Fterrė do tė shtrohet , si nė shume zona malore, prezenca e turizmit familjare. Kjo do tė thotė qė banesat qė ndėrtohen tani tė plotėsojnė tė gjitha kushtet e njė ambienti modern e relaksues.

Nė zonėn e Fterrės ndodhen mjafte burime ujore, tė cilat jo vetėm i kanė shėrbyer fshatit por kanė tėrhequr vėmendjen edhe shumė tė huajve pėr shfrytėzimin e kėtyre ujėrave pėr qėllime ekonomike si energjetik, bujqėsi, ujė tė pijshėm dhe imbotilim . Bukuritė e kėtyre burimeve janė edhe njė joshje e mirė e turistėve.

Nė investime tė tjera, qė pėrqendrohen nė shfrytėzimin e burimeve tė Fterrės, tė cilat mendoj se do tė jenė favorizuese pėr banorėt e Fterrės, janė ato qė do tė bėjnė investitorėt e huaj apo edhe shqiptar. Aktualisht janė nė procese administrative tė lidhjes sė kontratave koncensionare pėr dy investime tė rėndėsishme.

Me ujėrat e burimeve dhe lumit tė Fterrės, me kėrkesėn e investitorėve kohėt e fundit, janė bėrė studime dhe parashikohet qė shumė shpejte tė fillojė ndėrtimi i dy hidrocentraleve, i pari do tė shfrytėzojė burimet e Gjezdanicės dhe atyre tė Ixorit me ndėrtesė nė lumra dhe i dyti do tė shfrytėzojė ujėrat e gjithė lumit me marrje mbas hidrocentralit tė parė dhe me ndėrtesėn nė afėrsi tė Kalasė sė Borshit. Nga kėta dy hidrocentrale parashikohet tė ketė njė fuqi tė instaluar rreth 3000kė duke prodhuar rreth  20 milion kw/orė nė vit. Mbas ndėrtimit tė kėtyre hidrocentraleve, tė cilėt parashikohet pėr njė periudhė afėrsisht 2 vjeēare, gjithė zona parashikohet tė furnizohet me energji elektrike me linja tė veēanta nga hidrocentralet.

Ujėrat e Gjezdanicės janė parashikuar gjithashtu tė shfrytėzohen pėr imbotilim duke ndėrtuar njė fabrikė pėrpunimi dhe ambalazhim tė njė sasie tė vogėl nga burimi i Ngurrėzės (galerisė).  Parashikohet tė ndėrtohet njė fabrikė me rreth 5000 m2 . Nė tė ardhme nga kjo sipėrmarrje  parashikohet gjithashtu qė tė futen nė linjė edhe pėrpunime tė tjera si pėr birrė, pepsi, etj.

Pėr Fterrėn ngelet domosdoshmėri riinvestimi pėr ujėsjellėsin e fshatit, mbasi ekzistuesi ėshtė ndėrtuar nė vitet ’70 dhe ėshtė amortizuar ndjeshėm. Nė kėtė investim kėrkesa kėmbėngulėse e autoriteteve lokale dhe bashkėpunimi edhe me autoritetet investitorėve qė do tė marrin pėrsipėr investimet pėr dy sektorėt e pėrmendur mė lartė do tė jenė njė avantazh pėr ta realizuar edhe kėtė objekt.

Sikurse duket te gjitha kėto investime do tė krijojnė mundėsinė pėr tė rritur punėsimet nė zonė, tė rriten tė ardhurat e tyre si dhe do krijohen kushte pėr t’u lidhur me fortė me fshatin. 

                        

                                                                             Ing. Islam   ZHUPA

 

 

 

Lame Xhama - bir i denjė i fshatit Fterrė,

me tradita tė mėdha e tė vjetra  arsimdashėse

 

Komuniteti fteriot dhe familjarėt, mė 5 prill organizuan paraqitjen e librit “LAME XHAMA – Mėsues i Popullit – Kujtime e dokumente”.

Nė kėtė takim morėn pjesė ish nxėnės, miq, shokė e dashamirės dhe bashkėfshatarė me banim nė Tiranė. Vlerat kėtij takimi ia rriti edhe pjesėmarrja e ish nxėnėsve tė tij tė viteve ’30 e ’50 disa nga tė cilėt sot janė mbi 70 e deri mbi 80 vjeē si Andromaqi Harito, Fato Mehmeti, Hėna Mamaca, Yllka Mamaca, Bujar Mehmeti, Asqeri Xhelili, e tė tjerė, pėrveē edhe tė disa nxėnėsve fteriotė.

Takimin e hapi kryetari i komunitetit fteriot tė Tiranės Dilaver Shkurti, i cili mė pas ia dha fjalėn Prof. Dr. Ismet Elezit, i cili bėri njė paraqitjen e shkurtėr tė kėtij libri. Nė vijim pati vlerėsime e diskutime tė ndryshme qė vazhduan edhe grupe grupe gjatė koktejit te organizuar me kėtė rast. Vlerėsime e kujtime tė veēanta paraqitėn Vullnet Mato, Feksor Shkurti, Bajram Sadikaj, Andromaqi Harito, etj. Ndėrsa Hulusi Hizmo edhe si fteriot edhe si ish nxėnės dėrgoi njė mesazh urimi e vlerėsimi nga Brukseli ku jeton familjarisht.

 

NGA FJALA E PROF. DR. ISMET ELEZI

 

Nė radhė tė parė dėshiroj tė uroj e tė pėrshėndes Bardhylin e Agronin qė botuan librin me kujtimet e babait tė tyre, tė Lame Xhamės dhe t'i falėnderoj pėr organizimin e paraqitjes sė tij nė kėtė takim. Kjo ditė koinēidon me ngjarjen historike tė pranimit tė Shqipėrisė nė NATO, qė u realizua dje.

Pėr mua ėshtė njė nder i madh tė paraqes kėtė libėr, qė pasqyron jetėn dhe veprimtarinė e njė figure tė njohur nė arsimin shqiptar, tė nderuar me titujt e lartė "Mėsues i Merituar" dhe "Mėsues i Popullit", plotėsisht tė merituar.

Por, veē lidhjeve me gjakėsi e miqėsi me Lamen, unė kam edhe dy arsye tė tjera personale, qė mė detyrojnė moralisht tė shpreh respektin, ndjenjat dhe mendimet e mia pėr tė: E para, se me rastin e ceremonisė sė vėnies sė emrit tim, Lames i ra shorti dhe kėshtu ai mė vuri emrin mua; e dyta, se me rastin e 60- vjetorit tim, nė pamundėsi qė tė merrte pjesė personalisht, mė dėrgoi njė vjershė kushtuar kėsaj date, pėr tė cilėn e falėnderova sinqerisht dhe e ruaj si kujtim tė veēantė

Libri me kujtimet e Lames pėr ēdo lexues krijon njė pėrfytyrim tė plotė pėr meritat dhe vlerat e tij. Natyrisht, unė sot, mendoj tė pėrqendrohem vetėm nė disa karakteristika kryesore, tė cilat evidentohen edhe nė botimin qė paraqitet.

Fillimisht ka rėndėsi tė njihet fakti dhe tė kuptohet se dalja nė dritė e figurės sė Lames, si mėsues i njohur nė shkallė vendi, nuk ėshtė rastėsi. Ai ėshtė vazhdues i brezit tė paraardhėsve nga familjet e Xhamajve, Xhafer Xhamės, i cili mbaroi Universitetin nė Stamboll dhe punoi si avokat; i Shefqet Xhamės, qė u diplomua si mjek veteriner dhe punoi nė Stamboll, si dhe i Xhamajve tė tjerė.

Lame Xhama ėshtė bir i denjė i fshatit Fterrė, me tradita tė mėdha e tė vjetra  arsimdashėse. Pikėrisht ky mjedis, nxiti dashurinė e pasionin e tij pėr tė mėsuar, i dhanė guxim e energji tė kapėrcente varfėrinė, vėshtirėsitė e shumta dhe nga shėrbėtor ku punonte nė Vlorė pėr tė fituar bukėn e gojės, shkoi pėr tė mėsuar nė Normalen e Elbasanit, tė cilėn e kreu me sukses dhe u emėrua si mėsues, sė bashku me Xhevdet Kofinėn, qė kishte shkuar mė parė.

Ai punoi njė jetė tė tėrė si arsimtar qė nga Pėrmeti, nė Sarandė, Konispol, Delvinė, Kuē, Gjirokastėr me ndėrgjegje tė lartė, me pėrkushtim, me korrektėsi dhe meritoi lėvdatat e titujt e nderit. Kėto pėrpjekje tė vazhdueshme dhe sakrifica janė pasqyruar nė kujtimet e tij dhe shėrbejnė si frymėzim e model pėr arsimtarėt e sotėm e tė ardhshėm.

Shembullin dhe traditat e Lames, pėrmes kapėrcimit tė varfėrisė e tė sakrificave tė panumėrta  i ndoqėn edhe breza tė tjerė arsimtarėsh fteriotė, disa nga tė cilėt, ish nxėnės tė tij, arritėn tė jenė profesorė dhe tani nga Fterra kemi dy akademikė, si profesor Muzafer Korkuti e profesor Besim Elezi, si dhe intelektualė tė tjerė qė kanė punuar dhe punojnė nė sektorė tė ndryshėm. Me tė gjithė kėta sė bashku krenohet Fterra dhe mė gjerė.

Nė librin me kujtime spikat figura e Lame Xhamės jo vetėm si arsimtar, por edhe si njė atdhetar, mbrujtur me idealet e lirisė, tė pavarėsisė kombėtare e tė demokracisė. Si mėsues kėto ideale e ndjenja tė atdhedashurisė i ka pėrcjellė ne edukimin e ish nxėnėsve, si dhe nė jetėn e veprimtarinė e tij. Pėr kėtė dėshmon pjesėmarrja nė rininė e hershme nė Luftėn e Vlorės (1920), nė shoqėrinė "Bashkimi" dhe revolucionin e qershorit 1924 e sidomos me aktivizimin nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare deri nė fitoren e saj, si dhe me qėndrimin konsekuent nė idealet e demokracisė.

Edhe ky aspekt i personalitetit tė Lame Xhamės mund tė shpjegohet po tė merret nė kontekstin e qėndrimeve tė vendosura dhe pjesėmarrjen aktive nė luftėrat pėr liri, pavarėsi e demokraci tė popullit tė Fterrės

Pjesė pėrbėrėse kryesore e personalitetit tė Lames, siē del edhe nga kujtimet, ka qenė edhe dashuria pėr njerėzit, pėr shokėt e miqtė, pėr kolegėt e punės, pėr bashkėfshatarėt, pėr ish nxėnėsit e deri te fėmijėt e shtėpisė sė fėmijės. Miqėsia, respekti, korrektėsia, sjelljet shembullore, lanė kudo pėrshtypje tė mira dhe ngjallėn respekt e dashuri ndaj tij. Kėto vlera morale shprehen qartė nė letrat pėrshėndetėse, urimet qė i kanė dėrguar nga tė gjitha anėt dhe janė pasqyruar nė kujtimet e tij.

Me  vlera tė mėdha edukuese janė edhe kujdesi e sjellja e tij, pėr tė krijuar e ruajtur tė paprekur e tė fuqishme harmoninė familjare.

Veēori e librit qė paraqitet ėshtė se jo vetėm pėrmban kujtime tė vetė Lames, por shoqėrohet e pasurohet edhe me dokumentet zyrtare e shkrime tė tjera autentike, qė tregojnė se sa i pėrpiktė ai ka qenė nė punėn e tij.

Ai u nda nga jeta me merita e vlerėsime dhe me krenari tė ligjshme, sepse la pas trashėgimtarė tė denjė, djemtė Bardhylin e Agronin, dy intelektualė tė njohur, nipin e tij Lekėn, mjek i devotshėm, si dhe nipėr e mbesa tė tjerė tė arsimuar e tė kulturuar.

Nė mbyllje tė kujtimeve tė tij ka shkruar kėto fjalė kuptimplote: "O njerėz tė mirė! Jetoni jetėn me punė dhe dinjitet deri nė orėt e fundit tė saj!", ashtu siē e jetoi dhe e mbylli ai vetė, duke mbetur nė kujtesėn tonė i paharruar, i respektuar e i nderuar.

Ju faleminderit

                                                                                                                       Ismet ELEZI

 

 

PJESĖ NGA DISKUTIMET DHE VLERĖSIMET:

 

Dilaver Shkurti: Lame Xhama, ia kushtoi tėrė jetėn e tij, me ndėrgjegje tė lartė e me pasion, arsimimit tė brezit tė ri dhe ēėshtjes sė Atdheut, motive kėto qė e kanė shoqėruar tėrė jetėn.

Prandaj Lame Xhama nuk ėshtė vetėm njė bir i denjė i Fterrės sonė qė e lindi, por ėshtė edhe i Pėrmetit, Konispolit, Gjirokastrės, Delvinės, Sarandės e Kuēit, ku ushtroi veprimtarinė arsimore pėr 40 vjet, ėshtė edhe i gjithė Shqipėrisė.

Nuk ėshtė e rastit qė Lame Xhama ėshtė radhitur ndėr 100 mėsuesit mė tė shquar tė Shqipėrisė dhe ėshtė pėrfshirė nė enciklopedinė e shumė krahinave tė Jugut. Prandaj ne fteriotėt jemi kryelartė pėr tė dhe pėr veprėn e tij.

Njerėz me vlera tė tilla tė veēanta si Lame Xhama nuk harrohen kurrė. Ato mbeten nė memorien e Kombit.

            Vullnet Mato: E kam njohur kur isha nė shkollėn unike nė Sarandė nė vitin 1950. Te gjithė nxėnėsit kishin pėr tė respekt tė veēantė. Ai ishte tepėr korrekt dhe i rreptė. I rreptė edhe me mėsuesit, tė cilėt kishin frikė mos neve nxėnėsit ankoheshim tek drejtor Lamia pėr sjelljet e tyre........

Njė moment tjetėr qė ma ka treguar motra ime, Vjollca: Ajo do tė martohej dhe duhet tė bėnte celebrimin, por sipas rregullave, duhej edhe njė dėshmitar. Nė atė kohė babi im, Remzi Mato, ka qenė i burgosur politik i regjimit, kėshtu qė askujt nuk ia mbante tė vente pėr dėshmitar. Takon rastėsisht nė rrugė Lame Xhamėn, i cili e pa tė mėrzitur. E ndali e pyeti se ēfarė kishte. Vjollca ja tregoi hallin e saj. Mos u mėrzit i tha, do tė vij unė dėshmitar nė gjendjen civile. Dhe shkoi. Kėshtu motra ime u celebrua dhe dėshmitar  ishte Lame Xhama. Kjo sot ngjan si njė gjė shumė e vogėl. Por pėr atė kohė ishte gjė e madhe qė mbarte goxha rreziqe.

            Bajram Sadikaj: E mbaj mend Xha Lamen qysh kur isha ende fėmijė, nxėnės shkolle. Me kujtohet se mė bėnte pėrshtypje, kur gjatė periudhe sė verės, njė burrė i veshur allafrėnga, gati ēdo ditė, herė me shokė e herė vetėm bėnte shėtitjen e zakonshme xhadesė, vente e vinte nga Qafa e Mehmete gjer tek Perroi i Kanės. Ndalej e kėmbente dy llafe me te rriturit, na kthente buzagaz pėrshėndetjen edhe ne tė vegjėlve kur i thoshim "mirė mėngjes me njė gojė, siē na kish porositur mėsues Neimi. Ashtu, buzagaz, tė dashur e tė qeshur e kujtoj Xha Lamen edhe sot................

Ne vitet e pasēlirimit e njoha akoma mė mirė Lamen. Kur ai ishte drejtor i Unikes sė Kuēit edhe unė isha me punė atje. Qeshė i ri sa mosha e fėmijės sė parė tė tij, por ai me mbante afėr e me trajtonte si shok tė barabarte, dilnim e shėtisnim.............

Ne, fteriotėt, siē na ēmojnė dhe tė tjerėt, bėjmė shumė dhe e mbajmė njėri-­tjetrin, ja njohim, ja ruajmė dhe ja nderojmė vlerat gjithė secilit, por ato figura qe u ndrisin vlerat ti ngremė mė lartė, t’i vėmė nė sergjen qė tė duken e tė mos harrohen. Lame Xhama ėshtė njėri prej tyre, ca mė tepėr se mishėronte shumė kualitete, intelek­tual i formuar, familjar shembullor, burrė e zakoni, aktivist shoqėror, dhe mbi tė gjitha njeri i mirė.

            Andromaqi Harito: Unė me siguri jam nxėnėsja mė e hershme e Z. Lame. E kujtoj mire se ai ishte njėkohėsisht edhe mėsues i tri motrave tė mia nė Sarandė. Ishte njė njeri i veēantė dhe meritoi  tėrė jetėn respektin dhe nderime nga ish nxėnės tė tij, por edhe nga i gjithė populli i Sarandės.

Hulusi Hizmo: Figura e drejtorit tė shkollės 7- vjeēare "M. Matohiti" nė Kuē tė  Kurveleshit, zotit Lame Xhama, ėshtė diēka e  veēantė, e pa pėrsėritshme, pėr mua, nxėnėsin e atyre viteve nė  atė shkollė. Ai njeriu i brishtė, flokėbardhi si bora, gjithmonė i qeshur, edukatori, modeli i intelektualit nė ato vite tė vėshtira dhe nė atė terren tė ashpėr, punoi me pėrkushtim e thjeshtėsi, plot dinjitet, me nxėnėsit dhe popullin tė etshėm pėr dije e pėrparim; prandaj tė terė e adhuronim dhe ishim krenarė  qė e kishim drejtor.......

 

 

 

GJUETIA NĖ FTERRĖ

 

Ndėr vlerat e veēanta qė ka gryka e Fterrės qė nga lumi e nė male ėshtė gjuetia.

Nė kėtė shkrim, i dashur lexues, qėllimi ėshtė tė heqim pak stresin dhe tė tė futim nė kujtimet e vegjėlisė sepse ēdo fteriot qė i vogėl dhe gjersa ėshtė rritur e ėshtė bėrė burrė ėshtė marruar me gjueti. Dikush me llastik ka vrarė zogj tė ndryshėm si barkbardhė, boreshq, mėllėnja, cirko, grifsha, etj. Ndokush nga ju ka ngrehur dėrrasa nė muajt e ftohtė  tė dimrit dhe ka zėnė qipulla, mėllenja, boresh, thėllėza nė behar afėr lėmenjve nė Qafė tė Arrės, nė Martez, nė Fushė tė Zhulit, nė Fonicė, nė Luk, nė Buēe dhe Kurrize.

Tė tjerėt nė behar le tė kujtojnė sado pak qė nė lumin nga Pusi i Taros e gjer nė tė Veshe kanė peshkuar peshqit e vegjėl tė lumit por tė ėmbėl, pra kjo ėshtė njė gjueti peshku.

Tė tjerėt le tė kujtojnė gjuetinė e bukur tė derrit, ndonėse me pėrpara nuk e hanin mishin e derrit njė pjesė e njerėzve por e gjuanin atė.

Fterra ėshtė njė rezervat i mirė i rritjes sė derrit tė egėr dhe i gjuetisė sė tij qė nė njė tė afėrme tė afėrt dikujt do t'i bjerė nė mendje qė ta kultivojė e kėtė kafshė tė egėr ta shtojė dhe ta pėrdorė si mjet fitimi gjuetinė e kėsaj specie.

Nė vitet 60' qė ka objekt shkrimi, derri ishte shumė i zhvilluar nė zonėn tonė pėr vetė kushtet qė ishin atėherė, sepse gjuetia bėhej me leje, zona ishte e mbjellė me misėr dhe furnizohej vendi me derrat qė vinin nga Vėnjat e Zhulate, nga lumi i Kuēe e gjetkė.

Nė kėto vite gjuetinė e bėnim tė organizuar, kujtojmė nė kėtė shkrim gjuetarė tė shquar si Bastri Dauti, Nexhip Dauti, Haki Dauti, Avni Shkurti, Nevzat Brinja, Ēelo Zhupa, Imer Shkurti, Shuquri Sadikaj, Xhevit Zhupa, Nazmi Brinja, Nexhdet Maēi, Ēobo Mehmeti etj, tė cilėt organizonin ēdo tė diel gjuetinė e derrit. Brezi jonė shkonte pagane duke lėshuar qentė . Gjuetia kryhej nė zonėn e Brodanit 3-4 prita, nė lumin e Ēorre, nė lumin e Haxhie, nė Puse tė Taros, nė Konjellesh, deri nė Hundė tė Miut, nė Hije tė Diellit e deri nė Langadhė, te guri i Mertinezhės, nė Shullėnja, Pėrroi i Gėrbenit, Qafa e Pjetre , Drosh, Gjeshnikosh, etj.

Zonė e mirė gjuetie ka qenė dhe Galishti, Shtogjeza dhe Harapa, Lepushat, Lugshtat, etj. Nė kėto vende dhe nė vende tė tjera tė cilat vetė ti lexues do t'i kujtosh do tė kujtosh dhe veten tėnde kur ke gjuajtur dhe tė na falėsh se nuk tė kemi pėrmendur, sepse gjuetarėt nė fshat kanė qenė tė hershėm sa dhe Fterra, kujtojmė kėtu Memo Memi, i cili ka vrarė njė ari nė Shpatė e kujtojnė tė moshuarit. Pra kushdo ka gjuajtur nė kėtė zonė.

Nė vitet e mėvonėshme brezat qė erdhėn e trashėguan kėtė sport si Teno Lona, Dullo. Mehmeti, Felatun Shurti, Dalan Shkurti, Molotov Zhupa, Arjan Shkurti,Tosun Shkurtl, Beshir Zhupa etj, tė cilėt njė pjesė e vashdojnė edhe sot. Ne Vitet 70-80 kjo specie u pakėsua shumė sepse u gjuajt pa kriter dhe me lake, edhe nė kėto vite ėshtė e rrallė sepse gjuhet pa kriter. Zona e Fterrės ka dhe dhi tė egra tė cilat janė mė tė rralla si dhe ujq dhe shumė nga fteriotėt nė vite kanė vrarė me kėto specie.

Veē kėsaj gjuetie zona jonė ka pasur edhe gjuetinė e dhelprės, tė kunadhit, tė ēakallit, tė lepurit. Kėto bėheshin me leqe dhe me ēerqe ( dhokan), sepse lėkurėt e tyre kishin vlera tė veēanta. Kujtojmė kėtu gjuetarė tė tillė si Azis Mehmeti, Qerim Dauti, dhe veēanėrisht Kapo Gjoni i cili ishte njė gjuetar shumė i mirė dhe nė gjueti e sipėr humbi jetėn aksidentalisht, po kėshtu edhe fteriotė tė tjerė.

Tė tjerė fteriotė janė shquar edhe pėr vrasjen e kafshės grabitqare tė ujkut.

Zona e Fterrės ėshtė e pasur nė dimėr me pėllumba (fasa) edhe mali ka thėllėza tė cilat vitet e fundit janė gjuajtur dhe gjuhen pa kriter, shpend tė tjerė tė rrallė janė shqiponja, skifteri dhe zogj tė tjerė tė ndryshėm sipas stinėve.

Gjuetia kryhet me sezone dhe me leje nga Ndėrmarrja e Pyjeve.

Edhe njė herė objekti i shkrimit ėshtė qė ai qė ka dėgjuar pėr Fterrėn, por nuk ka qenė nė Fterrė tė njihet me kėtė pasuri qė ka Fterra dhe ti i dashur fteriot qė ke lindur e je rritur nė Fterrė, tė ta heq pak stresin dhe tė tė fut nė pyllin e bukur, nė shtigjet dhe pritat e kėtyre kafshėve qė kanė ekzistuar dhe ekzistojnė nė Fterrė dhe tė mė falėsh qė nuk tė pėrmenda edhe ty si gjuetar se bashkė me mua qė shkruaj kėtė shkrim kemi gjuajtur nė pyjet e fshatit tonė.

                                                                                                                      Mynir ZHUPA

 

 

 

 

NJĖQIND ZEJET E TIM ETI

 

Shumė herė kam gėrmuar nė thellėsinė e viteve, pėr tė gjetur fillesėn e themeleve tė kujtesės sime. Dhe kujtimi figurativ mė i hershėm mė ka dalė gjithmonė ajo pamje e fiksuar, kur kam qenė i lidhur nė djep pėrballė dy dritareve tė dhomės sė zjarrit. Pikėrisht, nė kohėn kur babai shtypte qeramidhe nė njė havan tė madh prej tunxhi. Pastaj pluhurin e kuq qė nxirrte nga gjėmimi shurdhues i havanit, e pėrziente me njė pluhur tjetėr tė bardhė dhe duke e lagur me ujė, shtronte me tė pezulet e dritareve. Sipas llogaritjes sė viteve, mė del se atėherė sapo ishte ndėrtuar shtėpia jonė e re dhe unė duhet tė kem qenė jo mė tepėr se njė vjeē. Vite mė vonė, kur u ngrita nė kėmbė, kuptova dhe vura re, se shtresat e dritareve kishin ngjyrė tė kuqe, krejt ndryshe nga shtresat prej ēimentoje tė shtėpive tė tjera.

Ē’farė nuk i pillte mendja dhe ē’farė nuk i sajonin duart atij njeriu tė habitshėm. Kam mendimin e vrojtuar me kujdes nė jetė dhe tė ngulitur thellė qenies sime, se babai im Remzi Mato, i biri i Xhaferrit dhe i Adiles nga Fterra, ishte ekzemplari mė interesant i kėtij fshati tė vogėl rrėzė maleve tė Kurveleshit. Me trurin e tij aq kėrkues dhe aq gėrmues nė ustallėqet dhe tė fshehta tė kėsaj bote, ai bėnte pėrpjekje njerėzore tejet tė mėdha pėr tė mbijetuar familjarisht me mundėsitė vetjake. Duke pėrdorur pėr kėtė qėllim disa objekte rrethanore dhe sende krejt tė rėndomta, pėr tė krijuar prej tyre me mjeshtėri mjete origjinale, me tė cilat  mund tė plotėsoheshin nevojat e shumta tė jetesės. Nė kushtet kur pajisjet jo vetėm mungonin nė treg, por edhe mund tė kurseheshin tė hollat pėr investime pasurore mė tė mėdha. 

Sapo kthehej me biēikletė nga orėt e punės si mėsues nė shkollat e ndryshme ku jepte mėsim, babait i hanin duart pėr punė dhe i lėvrinin gishtat nė aq shumė zeje tė imta, sa ėshtė zor tė numėrohen tė gjitha. Ai qėndiste dhe bėnte dantella, mė tė bukura se ato tė grave duarshkathta e tė ngeshme pėr kėso punėsh. Me shtizat qė sajonte prej telave tė ēadrave tė vjetra, bėnte ēorape dhe triko tė leshta pėr tė gjithė pjesėtarėt e familjes. Bėnte karrige, tavolina dhe mobilie tė tjera me dėrrasat e thata tė nxjerra nga trungjet e arrave. Bėnte enė tė ēdo lloji dhe poēe prej argjili tė pjekura nė furrėn e bukės. Bėnte tespije, ēibuqe e lodra tė ndryshme prej bėrthamave tė frutave, tė cilave u jepte formė e i lėmonte deri nė shkėlqimin e tyre tė plotė. Bėnte krėhra tė ēdo forme nga brirėt e bagėtive e nga pllakat prej alumini tė aeroplaneve tė rrėzuar gjatė luftės. Duke ua krijuar dhėmbėzat e tyre tė shumtė me sharra tė imta tė sajuara me limė nga zemerekėt e orėve tė vjetra tė tavolinės. Rregullonte orėt e tė gjithė nevojtarėve tė ardhur nga larg, qė nga ato tė dorės, deri te sahatėt e mėdhenj tė murit, duke ua zėvendėsuar edhe rondelet e konsumuara me disa pajisje tepėr tė imta. Bėnte fotografi tė mahnitshme, me forma tė shumta dekoracionesh dhe efekte dritėhijesh plot kontraste. Duke e zėvendėsuar mungesėn e energjisė elektrike tė asaj kohe, me hėnėzėn diellore tė mesditės qė binte nga oxhaku nė vatrėn e shtėpisė sė errėsuar me perde. Njė laborator fare i thjeshtė ky, ku realizonte vendosjen e filmit mbi letrėn fotografike pėr tu stampuar dhe zhvilluar brenda atyre pak minutave qė mundėsonte koha e zhvendosjes sė diellit. Pėr tė bėrė jo vetėm fotografi cilėsore nė fshatrat e kandilit, por edhe pėr tė fiksuar kujtime tė pavdekshme pėr shumė njerėz.

Ai ndreqte kėpucė tė ēdo moshe, duke i qepur shollėt me spango e duke i mbėrthyer me thumba nė trekėndėshin e sajuar tė njė kallėpi metalik. Bėnte galloshe tė vogla me kopertonat e vjetėr tė biēikletės, pėr tė ruajtur kėpucėt e reja tė fėmijėve tė tij nga gėrryerja e ēakėllit tė rrugėve. Mbathte vetė kalin e ngarkesės me potkonj e thumba hekuri, tė bėrė me ēekiēin e tij nė njė farkė zjarri tė thjeshtė. Thurte kosha tė mėdhenj me thupra shelgu, pėr depozitimin e misrit tė vjelur  nė arat tona. Bėnte koshere dhe mbarėshtronte bletėt, duke pėrdorur njė tymuese nė formė borije sėprapthi e njė mbrojtėse prej rrjete teli. Sajonte zile e kėmborė pėr bagėtitė e shtėpisė, duke sharruar gėzhojat e mėdha tė gjyleve tė mbetura nga lufta. Bėnte punė tė shumta bujqėsore, hapte taraca me krahė dhe ngrinte muret mbajtės, duke punuar edhe nė piskun e vapės, kur dielli i digjte supet sa i bėheshin plagė. Mbillte, krasiste dhe vadiste me kova pemėt frutore nė kodrėn e bleruar rreth shtėpisė. Duke shfrytėzuar pėrvojėn Miēuriniane, shartonte e krijonte varietete tė reja frutash edhe sipas fantazisė tij. Bėnte gjithēka mund tė bėjė dora e njeriut nė kushtet specifike tė mjedisit ku jeton. Por njė nga bėmat mė tė mėdha, tė shartesės njerėzore me gruan e vet, pėr tė cilėn ka meritė tė veēantė, ėshtė fakti se ai bėri dhjetė fėmijė, nėntė prej tė cilėve vegjetuan nė jetė me shkathtėsi tė spikatur, falė trashėgimisė sė tij gjenetike. 

Pėr tė gjetur kohėn e nevojshme qė kėrkonin zejet e tij tė shumta, ai punonte pothuajse njėzet orė nė ditė dhe flinte pak. Punonte me ngulm dhe pas lodhjes, ulej nė karrigen e tij tė butė, ku i binte mandolinės dhe pėrkedhelte ndonjė nga  fėmijėt e vegjėl qė i donte marrėzisht.

Nė punėn si mėsues i dalė prej Normales sė Elbasanit, ai ishte tepėr serioz dhe pėrdorte njė takt pedagogjik tė vetin. Me tė cilin impononte tė mėsuarit e vetėdijshėm tė nxėnėsve, duke i vėnė ata nė sedėr edhe nėpėrmjet raporteve miqėsore me familjet e tyre. Deklamonte tekstet shkollore plot pathos, deri nė atė shkallė, sa i bėnte nxėnėsit ta jetonin pėrmbajtjen emocionalisht. Vizatonte bukur, bėnte njė bukurshkrim, pėr ta pasur zili dhe thurte mendime tė zgjedhura plot fantazi nė tė gjitha letrat qė u dėrgonte tė afėrmėve dhe miqve tė shumtė nė largėsi. Bėnte tabelat e shkollave dhe mjetet mėsimore tė klasave, me sajime figurash kuptimplota, pėr tė ngulitur nxėnien e qėndrueshme te fėmijėt e tė gjitha niveleve. Ish nxėnėsit e tij, kudo ku ai ka punuar, nga Kallarati i Labėrisė, deri nė Markat pranė Ēamėrisė, tregojnė se u kishte mėsuar tė sajonin punė dore tė shumėllojshme. Tė bėnin punime prej letre, tė qendisnin e tė thurnin triko tė leshta, tė bėnin bilbila dhe xumare, fyej dhe cula dyjare, t’i binin mandolinės e tė kėndonin bukur pėr atdheun dhe flamurin. Disa nga kėto dhunti tė tij, tė ushtruara me nxėnėsit, i kemi gjetur edhe nė raportet e inspektorėve tė arsimit, nga rrethi deri nė ministri, tė cilėt kanė kontrolluar klasat ku jepte mėsim dhe e kanė cilėsuar si njė mėsues “Tepėr i talentuar e shumė pasionant.”

Me pak fjalė, ky ishte punėtori i palodhur, mjeshtri duarartė dhe intelektuali mendjendritur me zemėr tė madhe, siē e kanė quajtuar ata qė e kanė njohur. Ky ishte i paharruri, Remzi Mato, pėr tė cilin, ish nxėnėsit e tij edhe sot e kėsaj dite shkruajnė e botojnė vjersha pėr tė. Ky ishte i nėpėrkėmburi i diktaturės sė kaluar, qė u burgos pėr agjitacion e propagandė, se gjoja donte tė arratisej nė Greqi, pėr tė lėnė nė vetmi pjellėn e tij tė shumtė, pėr tė cilėn marrosej nga dashuria. Ishte ai qė i tha trupit gjykues: “Edhe sikur tė mė kishin rrėmbyer grekėt pėr hakmarrje, sepse babai im vrau gjashtė kapedanė pushtues tė tyre, do tė arratisesha andej pėr tė ardhur te nėntė vogėlushėt e mi tė shtrenjtė qė ushqehen vetėm prej duarve tė mia.”

            Sikur tė mos kishin qenė vitet e burgut, dhe sidomos shkatėrrimi policor i objekteve tė pronės sė vet, sot ne bijtė e tij do tė kishim njė muze atėror nga mė interesantėt. Me krijimet e rralla qė bėnin mendja plot fantazi dhe duart e talentuara tė njė njeriu me shpirt tė paepur dhe me vullnet tė papėrkulur.

Pra, ky ishte babai im Remzi Mato, i nėpėrkėmbur nga sistemi i kaluar, pėr t’i rrėmbyer pronat dhe i mohuar nga zyrtarėt trumykur, vetėm sepse ishte tepėr i zoti pėrballė tė paaftėve dhe  injorantėve tė pushtetshėm tė kohės sė vet.

Ky shkrim pėr tė, ėshtė vetėm njė grusht dheu me farėza lulesh brenda, qė unė po hedh sot mbi varrin e tij. Sepse pėr tė treguar bėmat dhe historitė mahnitėse tė Remzi Matos, duhen libra tė tėrė me faqe tė shumta.

                                                                        Vullnet MATO

 

PROFESOR KOFINA

 

Pėr ata qė nuk janė mė midis nesh flitet me shumė super relative. Por pėr profesor Xhevdet Kofinėn, ē’do gjė qė mund tė thuhet ėshtė personalisht reale.

            Vėllai im karizmatik, Ėngjėlli, mė ka treguar, midis tė tjerash, njė anekdotė: “Diku nė njė zonė kishte vdekur mė i humburi i fshatit, por vajtojcat, pėr inertėsi nė vajtim thėrrisnin: “Ka pas ken ner’ e oxhakut, ner’ e shpisė, ner’ e bajrakut.” Tirada qė bėj kėrkon domosdoshmėrisht tė mė kuptojnė lexuesit, se nė pėrshtypjet e mia pėr kėtė personalitet brilant nuk ka asgjė tė stisur; ē’do konsideratė pėr tė nuk mund tė jetė e tepėrt.

            Profesor Xhevdet Kofina, i lindur nė Fterrė – Sarandė, i edukuar nė Normalen e Elbasanit e mė pas nė universitetin e Vjenės, nip i autoritetit kombėtar – Lazo Kofina i parė, mėsues matematike, prind e bashkėfshatar i shkėlqyer, aristokrat me performanca, filozof pėr nga mendimi, intelektual nė sjellje e kompetent nė profesion, ishte njė pinjoll i pa krahasuar i kofinajve dhe pėrfaqėsuesi mė dinjitoz i Fterrės nė Vlorė.

            Ky njeri me borsalinė qė ecte ngadalė e kokė ulur  dhe me kėmbėt paksa tė kthyera nga brenda, pa e tepruar, u jepte kėnaqėsi tė gjithė vlonjateve qė e takonin, pavarėsisht nga mosha e formimi, gjė qė e meritori edhe dita e vdekjes sė tij. Nuk mbahet mend qė Vlora tė kishte pėrcjellė nė banesėn e fundit me aq madhėshti e solemnitet sa Xhevdet Kofinėn.

            Aftėsia e tij pėr tė kuptuar bėrthamėn e gjėrave, realizmi i tij gjenetik, bėri qė gjatė periudhės sė Luftė Nacionalēlirimtare , me gjithė thirrjet e tė gjitha palėve pėr ta pasur si ikonė propagandistike, tu shmangej menēurish e ēuditėrisht. Tu shmangej edhe pasojave tė paevitueshme – pjellė e kohės.

            Magjia e kėtij njeriu bėri qė nė shkollėn Pedagogjike tė Vlorės, ku punoi nė fundin e karrierės, edhe nxėnėsi mė i dobėt ta kalonte me meritė lėndėn e vėshtirė tė matematikės. Duket ca paradoksale, por ai e bėnte edhe kėtė lėndė tė vėshtirė tė dukej poezi.

            Nė kujtimet e tė gjithė atyre qė e njihnin nuk lihen nė harresė se vishej me shije, qė nga kapela, kravata, kėmisha, kėpucėt e kostumi, tė cilat ishin tė kombinuara bukur. E pa asnjė mėdyshje aty kishte meritėn e saj edhe bashkėshortja e tij e mirė dhe e ēuditshme – Xhemilja, nėna e tre vajzave tė shkėlqyera. Them e ēuditshme sepse ajo ishte njė bashkėjetesė midis njė shkencėtari erudit me njė amvisė fteriote fjalėpakė por virtuoze nė detyrimin familjar. Dhe kjo nuk mund tė quhet  simbiozė, sepse sa ē’ishte i shkėlqyer nėpunėsi Xhevdet, aq mė tepėr ishte virtuoze ishte amvisa, gruaja, nėna dhe fteriotit Xhemile.

            Nė njėrėn nga dhomat e shtėpisė sė tij jetoi motra ime, Lulja. Natyrisht qė edhe unė e mėrzitja shpesh atė. Nė kujtesėn time ėshtė fiksuar kėnaqėsia kur dajko Xhevdeti hapte derėn e dhomės pėr tė na pėrshėndetur me njė mirėsi tė pa interpretueshme. Nuk ndruhej njeri se mund tė krijoheshin shqetėsime, sepse ky erudit ishte edhe mė zakonor se predikuesit e kanuneve.

            Kur dilte nė qytet, shumėkush e ngacmonte pėr tė dėgjuar ndonjė xhevahir . Ndėr kėto, po pėrmend njė nga mė tė thjeshtat: Kishte blerė njė borsalinė tė re dhe komshiu e pyeti:

-“Profesor, sa lekė e ke blerė kėtė kapele?” 

-240 lekė, iu pėrgjigj profesori .

- si shumė janė pėr njė kapele, i tha komshiu.

- po ti, se nuk tė kam pyetur, sa lekė i ke blerė kėto kėpucė?

-240 lekė, ja ktheu komshiu.

- gabim i madh o komshi, i a ktheu profesori, se kėmbėt nuk vlejnė sa koka.

Tė tilla batuta profesor Xhevdeti ka me dhjetėra, ndoshta ndonjėherė, ndokush do ti mbledhė.

            Ky magjistar i fjalės me dhuntinė e rrallė tė pėrgjigjes se aty pėr atyshme ndikonte nė mėnyrė hipotetike tek nxėnėsit, duke injektuar tek ata kulturėn dhe etikėn e sjelljes si edukator tė ardhshėm tė brezave. Shumė donin ta imitonin sepse ishte njė model. Dhe kur vinte nė punė, ishte kėnaqėsi e ēdo nxėnėsi tė merrte tė paktėn njė pėrshėndetje prej tij. Nuk e teproj tė them se ky njeri ishte shumė, shumė mė i avancuar se sa koha nė tė cilėn jetoi..

            Nė punėn e lavdėruar qė bėn gazeta "Fterra jonė"  pėr tė evidentuar me modesti jetėn e bashkėfshatarėve, do tė ishte boshllėk i pa tolerueshėm mungesa e disa biografive si e profesor Xhevdet Kofinės. Fatmirėsisht, si dhuratė nga Zoti, ne kemi disa tė tillė. Tė mos shkruash pėr ta, nuk ėshtė modesti.

                                                                               Fatmir DUSHA

 

MESHTANIA

 

Shumė vite mė parė, e njoha Meshtanen tė bijėn e Gani Maēit, bashkėshorten e Elham Gjonit. Po kaloja nė repartin e tezgjahut tė fabrikės sė tekstileve tė leshta. Nė njė makinė mė tėrhoqi vėmendjen njė tabelė ku shkruhej: “Prodhohet vetėm me cilėsinė e parė - batanije e stofra”. Nė makinė punonte njė nuse e re. U afrova. Ajo qeshi. E pyeta dhe mu pėrgjigj, u prezantuam, ama asnjė sekondė nuk i hoqi sytė nga meqiku qė punonte me shpejtėsi. Nė moment mu kujtuan gratė fteriote si nėnė Darua, Zerdia, Hatixhja, Hatemja, Zoja, Bejeja, e tė tjera qė punonin nė argali (vegje) qilima  e sixhade qė zbukuronin shtėpitė e tyre.

Meshtania kishte fituar dashurinė e respektin e tė gjithėve me sjelljen e saj sa sojnike dhe fisnike.  Ajo dinte tė dhuronte dashuri . Vitet kalonin, Meshtania bėhet nėnė me tre fėmijė, tė cilėt sė bashku me bashkėshortin e saj Elhamin i edukuan, i shkolluan dhe rezultati ishte se vajzat dalloheshin kudo nė shkollė e nė punė.

Meshtania shpejt u bė specialiste nė profesion. Ajo kishte ne repartin e saj disa vajza dhe me dashuri e durim u jepte profesioni i ndihmonte dhe i donte si fėmijėt e saj. Nė mes tė 320 vetėve tė repartit vazhdoi nė ballė tė punės deri sa doli nė pension.

Meshtania e jonė sot ėshtė bashkėshorte e rrallė, nėnė e dashur, gjyshe si nė pėrralla.

 

                                                                                                          Meliha Shkurti (Lohja)

 

 

SI NJĖ KALORĖS FISNIK BETEJASH

(Kushtuar Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama)

 

Si njė kalorės fisnik betejash e si trim luftove,

Por jo me harqe e shpata tė kohėrave primitive,

Me mendjen e penėn tėnde betejat ti i fitove

Nė ato vite tė vėshtira, nė ato vite lufte e stuhie.

 

Ende pa u rritur mirė dhe akoma pa u burrėruar

Fati i keq, me vėshtirėsitė e jetės e tė kohės tė ndeshi,

Por etja pėr liri, pėr dije, pėr tė punuar e pėr tė mėsuar

Asnjėherė nė mendjen e nė zemrėn tėnde nuk reshti.

 

Edhe pse ishe akoma fėmijė e si hyzmeqar ti punoje

Nė shpirt e nė mėndje kishe vetėm njė qėllim,

Shkollėn e arsimimin me ēdo kusht doje ti vazhdoje.

Se lirinė d~e shkollimin i shikoje si tė vetmin shpėtim.

 

Pasi mbarove shkollėn Normale e mėsues u emėrove

Fillove profesionin e nderuar qė aq shumė e deshe,

Me ndėrgjegje tė lartė e pėrkushtim kudo punove.

Nxėnės, prindėr e kolegė i bėre miq, i bėre pėr vete.

 

Vitet e luftės, ishin vite tė rėnda e shumė tė vėshtira

Por kalorėsi legjendar nuk e ndalte dot mė revanin,

Se Atdheu kėrkonte pavarėsinė e lirinė e ditė mė tė mira.

Ndaj ti ja kushtove punėn dhe jetėn tėnde, lirisė sė vatanit.

 

Me mish e me shpirt ju pėrkushtove luftės pėr liri

Sė bashku me bijtė e bijat mė tė mira tė Kurveleshit,

Punove e luftove me guximin djaloshar e me aq trimėri.

Kalorėsi ynė i dijes dhe luftės, qė s'ju tremb rrebeshit.

 

Gjithė jetėn tėnde shkollės dhe arsimit ja kushtove

Me dhjetėra janė brezat qė kanė dalė nga dora jote,

O' mėsuesi i thjeshtė, qė me aq pėrkushtim punove

Nxėnėsit e tu tė kujtojnė me respekt, pėr vite e mote.

 

Lufta e puna juaj, janė vlerėsuar maksimalisht

"Mėsues i popullit", ky titull i lart nderi e krenarie,

Kalorėsi fisnik i dijes, jeton e do nderohet pėrjetėsisht,

Ky bir i nėnė Fterrės , qė meritoi e mori vlera pavdekėsie.

 

Nderim e respekt pėr jetėn dhe pėr veprėn tuaj

Pėr emrin dhe nderin qė i fale Fterrės tonė,

Emri Lame Xhama do t'mbetet pėrjetėsisht i paharruar

Fterra dhe fteriotėt e tu, kurrė s'do t'ju harrojnė.

 

                                          Feksor SHKURTI

Tiranė, mė 21.03.2009

 

Takimi i grave fteriote nė Tiranė me rastin e festės sė 8 marsit

 

Ideja pėr organizimin e kėtij takimi i lindi Elvira Zhupės. Njė javė pėrpara datės sė festės Elvira filloi tė bėjė njoftimet me telefon dhe siguroi autobusin dhe lokalin. Nga rruga e Elbasanit ku ishte lėnė grumbullimi, autobusi autobusi u nis pėr nė  Mullet. Pjesėmarrja ishte e gjerė, mbi 30 gra e nėna fteriote duke biseduar e duke u ēmallur me njėra-tjetrėn. Falėnderimet dhe urimet e para ishin pėr organizatoren takimit, pėr Elvirėn. Zemrat dhe tavolina ishin plot, por edhe gėzimi e kėnaqėsia ishin  plot e pėrplot.

Nė kėtė takim  morėn pjesė  gra, nėna e vajza tė moshave tė ndryshme, duke filluar nga Dito Memi, Feraset e Haxho Xhama, Trėndelina Mehmeti, Bukuri Ruka, Zarife Kurupi, Dallandyshe Shkurti, Lule Korkuti, Elvira Zhupa, Didare Memi, motrat,Qamile, Lumturi e Mukades Ruka, Fiqrete Gėdo, Lifo Avreci, Minushe e Vera Haxhiu, Nexhi Brinja se bashku me dy kunatat e saj, Arta Hizmo, Gastere e Aksinja Shkurti, Markelina Kurupi, Ameli  e Pranvera Shkurti, Meribana Memi, Tana Dusha, Alma me dy vajzat e saj, Jonėn e Ambra Mehmeti,  Diamanta Dusha, Adriana Shkurti etj.

Urime, trokitje gotash e pėrshėndetje me njėra tjetrėn, shaka, humor e vallėzime plotėsonin e ja shtonin mė shumė gėzimin kėsaj feste tė bukur. Filmime e fotografi, recitime poezish e surpriza e bukur qė  dėrgonte vajza e Nexhmie Ēangės (Brinjės) Albana nga Kanadaja mamasė sė saj, ja shtuan edhe mė shumė bukurinė e kėnaqėsinė kėtij takimi. Mukadesi recitoi poezinė “Ju vajzat e Fterrės  tonė” shkruar nga Feksor Shkurti e cila u prit me duartrokitje e kėnaqėsi. Humori e imitimet e Gastere Shkurtit plotėsuan edhe mė mirė atmosferėn e krijuar.

Kjo nismė e mirė e grave dhe nėnave tė komunitetit fteriot kėtu nė Tiranė, ėshtė vazhdim i  traditės sė bukur tė fteriotėve, do tė ishte mirė qė tė tilla takime tė organizohen  edhe nė Sarandė, Vlorė, Durrės  e kudo ku jetojnė fteriotėt tanė.

Takime tė tjera tė kėtij lloji, shpresojmė qė nė tė ardhmen tė jenė mė tė plota me pjesėmarrje mė tė gjerė dhe organizimit akoma mė  mirė.

Takimi pėrfundoi  me pėrqafime e me urimin, - mirė u takofshim nė takimin e madh tė fteriotėve mė 16 gusht nė Fterrėn tonė tė dashur.

       Korresp. i gazetės “Fterra jonė”

 

 

Pėr Nėnėn

 

Pisha majėpėrkulura e shtatėlarta vėshtroj,

bredha tė gjelbėr tek tuk shikoj,

dhe mendja ime fėminore ku s’mė fluturon,

ja, verė e bukur dhe pak po afron.

Autobusi gjysmė i mbushur ecėn pa ndalim,

majtas e djathtas pemė tė zhveshura degėt pėrkulin,

nė tė dy krahėt e rrugės shtėpi kukullash pėrshėndesin,

zogj tė mbledhur tok ushqehen nė kėtė perėndim tė magjishėm Marsi.

Mars, muaj i ėmbėl sa mė s’ka,

ditėn e nėnės pres me padurim,

nga thellėsia e shpirtit tė uroj gėzueshėm:

Gėzuar Festėn O Nėnė ti gojėmbėl!!!

Nėnė o Nėnė, Ti e shtrenjta Nėnė,

larg teje jam, nė ėndėrr tė pashė mbrėmė,

bekimin tėnd merrja dhjetėra kilometra larg,

dhe me shqiponjat krenare fluturoja nė qiellin pamasė.

Vėllezėr e motra, kudo qė jeni sot,

ditėn e Nėnės sė shtrenjtė festoni tok,

mblidhuni e ngrini njė dolli pėr duarartėn,

tė dhembshurėn, trimėreshėn, bukuroshen syshqiponjė.

Asnjė vjershė thurur pėr ty nuk mjafton,

asnjė kėngė e pėrmalluar zėrit tėnd nuk i ngjason,

kjo fjalė e ėmbėl mjaltė qė e thėrrasim Mėmė,

qė ēdo minutė fėrgėllon zemrėn e shpirtin tim.

Nėnė moj Nėnė, ti e shtrenjta Nėnė,

nė dhé tė huaj jam e mendjen prapa e kam lėnė,

nė kujtime fėminore e hare pafund,

nė pėrralla fantastiko-shkencore e buzėqeshje shumė.

Ndėrmend mė vjen sikurse tani,

njė kurorė e freskėt luledelesh e thurur pėr ty,

pėr ty lulėkuqe qė fushave kuqėlon,

pėr ty thesar i ēmuar qė dy sytė e mi verbon.

Bukuria jote s’ka tė krahasuar,

menēurinė tėnde tė gjithė kanė dėshiruar,

e pamposhtur qėndron si njė anije nė detin plot tallaz,

mirėsia jote kufij s’njeh, mes shoqesh gjithmonė Zonjė e rrallė.

TĖ DUA!

Albana Ēanga      7-8 Mars, 2009

 

PĖR NJERIUN E PUNĖS, NJERIUN E MIRĖ

Pėr baba Haxhi Shkurtin

 

Dua qė tė shkruaj,

Pėr baba Haxhinė,

Njeriun e punės,

Njeriun e mirė.

Lindi dhe u rrit,

Jetim e me halle,

Hizmeqar nė fusha,

Bari nėpėr male.

Qė kur ish fėmijė,

Nėna i mėsoi

Tė duaj punėn,

Njerėzit ti nderojė.

Hodhi trup e bojė,

Gjithė hijeshi,

Lezeti qė kish,

I bėnte beli.

Ishte burrė i rrallė,

Punėtor, i qetė,

Kur e duaj puna,

Shpatėn kish tė mprehtė.

Kujt nuk i shkeli,

Nė kallo, nė herz,

Por as nuk lejoi

Tra prisnin nė besė.

Ku ish punė e rėndė,

Radhite nė ballė,

Por dhe kur ish dasmė,

Ishte krushk i parė.

Me kėngė e me bejte,

Krushqit i nderonte,

Dhe kur kish konflikte,

Dinte ti qetėsonte.

Kėshtu i kish ndodhė,

Me krushqi tė parė,

Krushk me Kadri Gjonin

Qė ish burrė i rrallė.

Krushqi e pėrzier,

S’kishte ecur fare,

Por kjo se trazonte,

Krushqinė e madhe.

Ish dhėndėr Neziri,

Djalė qė lind rrallė,

Ndaj dhe babai ynė

Ish nė vend tė parė.

Kur dasma filloi,

Pati dhe shqetėsime,

Pati dhe romuze,

Pati dhe qėllime.

Por s’u turbullua,

Njeriu me vlerė,

kish dasmė Muslli Gjoni,

qė kish mbes Videnė.

Dhe ja nisi kėngės,

Me zėrin e rrallė,

U drodhėn odat,

Tė gjithė nė paq ranė.

Ai shumė rreshtoi,

Ngriti bejte plot,

Unė sa kisha lindur,

S’i mėsova dot.

Por ato qė duhen,

Mė kanė hedhur rrėnjė,

I dinė dhe tė tjerė

Dhe mė kishin thėnė.

Me zėnė e bilbilit ai u tha:

“Hani, pini dhe kėndoni,

Se jemi tek Muslli Gjoni,

Me qėllime mos qėlloni,

jemi pleksur si rigoni...”

U ndez kėngė e valle gjer nė sabah.

Nuk kish bėrė shkollė,

S’dinte as tė shkruan,

Kish nder e moral,

Qė kish trashėguar.

Profesor nga bota,

Shkollėn pėrcaktuan,

Si njė furrė pjekėse,

Qė tavat gatuan.

Por s’ka ndodhur kurrė,

Kungulli nė tavė,

Tė piqet nė furrė,

Bakllava tė dalė.

Kėshtu dhe njeriu,

Bėn shkollė e mėson,

Por genin e gjakut,

Kurrė se ndėrron.

 

Lisbona SHKURTI

 

ĒFARĖ THONĖ TĖ RINJTĖ NĖ FACEBOOK?

 

Tė rinjtė fteriote nė grupin “Fterra” nė Facebook, qė tashti numėron mbi 80 vetė, bisedojnė tema nga mė tė ndryshmet. Kėtė radhė kemi kapur vetėm disa biseda qė lidhen me takimin nė Fterrė mė 16 gusht 2009:

Andi Zhupa: Pėrshėndetje tė gjithėve. ...Ju ka marre malli pėr Fterrėn, fteriotėt, malin, lumin, ndonjėēikė mish nė hell apo ndonjė gjė tjetėr? Ju ftoj tė diskutojmė pėr kohėn e mėnyrėn e organizimit tė njė ngjarje te tille. Gjithė se cili le tė japė mendimin e tij kur si qysh edhe tek. E sigurisht qė vendi i takimit ėshtė Ixori i Fterrės e pėr kėtė nuk ka kontestime besoj.

Ela Elezi: O Andi sivjet ėshtė festa qė bėhet ēdo 5 vjet nė gusht, besoj se do bėhet e madhe.

Ne ndoshta duhet tė mendojmė ēfarė do bėjmė ne tė rinjtė, qė tė mos jemi bashkė me tė mėdhenjtė, se ata do kenė programin e tyre. Mua nė fakt ma kishte qejfi tė bėjmė ndonjė ekskursion diku nė mal, tė pjekim ndonjė mish, gjėra tė vogla si kėto: Shpresojmė tė dalė diēka e bukur

Andi Zhupa: Ela me sa duket jemi nė njė mendje. Ēėshtja ėshtė se a ka tė tjerė me ketė mendje???

Nėse po atėherė hajt tė diskutojmė se si do ta organizojmė. Personalisht mendoj qė nėse do tė arrinim tė mblidheshim tė organizonim diēka tė tillė do dilte diēka shumė e bukur e kjo varet edhe nga dėshira, impenjimi dhe mundėsia e secilit.

Orjeta Zhupa: Pooooooooo jam gati dhe unė bashkė me Heraldin (tė fejuarin), se dhe ai ėshtė gati pėr kėto gjėra. E kujt nuk do ti pėlqente mali. O vemi o s'vemi, nė majė tė malit do vemi hahahaha.

Eniana Shkurti: (Itali) Sa mirė... lumi ju qė keni mundėsinė tė jeni aty... mendimi i Elės mė duket fantastik, mundohuni ta organizoni e ta realizoni, unė fatkeqėsisht nuk mund tė jem pėr arsye pune, uff...

Elton Malaj: (Italy) Unė do bėj ē'ėshtė e mundur qė tė jem... Po ama kam nevojė tė di datėn e saktė, di qė ne tė "diasporės" ( i kam pasur gjithmonė qejf fjalėt e mėdha, ha ha ha... kemi bėrė kėrkesė tė bėhet rreth datės 15. Kėshtu lexova nė gazetėn “Fterra jonė” nga Pajtua.

Ermal Dauti:  Mė pėlqeu ideja, po nuk do ishte mė mirė tė shkonim te ''pishina Pusi i Taros'' tė bėnim dhe njėēik plazh derisa tė piqej mishi!!!

Eniana Shkurti: (Italy) TAKIMI I FTERRIOTEVE NE VERE U CAKTUA NE 15 GUSHT 2009 (dite e djele)

 

SERJANI I DHĖMSUR, BUJAR  E  ZEMĖRMADH

 

Duke udhėtuar njė dit pushimi drejt Durrėsit, mė lindi mendimi se aty kemi disa familje fteriote qė banojnė prej vitesh dhe se  ja vlente tė bėnim njė vizitė pikėrisht nė familjen e Serjan Dhulit.  Qėllimi ishte i dyfishtė, tė takoheshim,  por edhe  tė mund tė realizonim njė intervistė tė thjeshtė pėr gazetėn Fterra Jonė.

Sa na pa tek dera e shtėpisė, gati fluturoi nga gėzimi e kėnaqėsia dhe pasi bėmė pėrqafimet e pėrshėndetjet e rastit me tė dhe me Bukurinė, si me marifet dolėm nė temėn qė kishim paramenduar.

E filluam nga kujtimet e nga mbresat tij nė vitet e fėmijėrisė, pėr tė cilat Serjani me shumė nostalgji  na tregon;

-Fėmijėria jonė si pėr  tė gjithė fteriotėt nė ato vite, ka qenė mjaft e vėshtirė, por veēanėrisht pėr ne qė jemi rritur nė Langadhė, vėshtirėsitė e vuajtjet kanė qenė mė tė mėdha. Duke qenė tė veēuar nga fshati e nė buzė tė rrugės automobilistike, si gjatė luftės Italo-Greke dhe mė vonė, asaj Nacionalēlirimtare,  na ėshtė  djegur shtėpia disa herė dhe familja jonė ėshtė  detyruar tė banojė pėr shumė kohė nė shpella e nė kasolle. Duke qenė shumė fėmijė, kushtet e vėshtira ekonomike dhe fukarallėku i kohės, na kanė shoqėruar gjatė gjithė fėmijėrisė sonė. Kėto vėshtirėsi e halle, mė shumė i ndjenin dhe i pėrballonin prindėrit tanė. Bulmet kishim sepse kishim bagėti, por buka  mė shumė na mungonte dhe e hanim me racione tė vogla qė na i priste nėna. Pasi na ushqenin ne fėmijėt, shpesh herė ata vet binin pėr tė fjetur pa ngrėnė darkė. Ėshtė kjo arsyeja qė mua mė ėshtė bėrė si zakon qė pasi hamė ushqim, unė mbledh thėrrimet e mbetura mbi  tavolinė dhe  i  ha, jo se nuk ngopem, por vlerėsoj  e kujtoj bukėn e gojės e cila nė ato vite tė vėshtira na ka munguar. Fėmijėt e mi e brezi i sotėm nė pėrgjithėsi e kanė tė vėshtirė qė ta kuptojė e besojė “legjendėn” e mungesės sė bukės sė misėrt.

Mė kujtohet se gjatė luftės babain e morėn partizan ku qėndroi pėr pesė muaj, por me ndėrhyrjen e Hiqmet Dushės, duke qenė se ishim shumė fėmijė e me fukarallėk tė madh, babin e kthyen pėrsėri nė shtėpi. Nuk e them pėr tu mburrur, se unė i kam shumė inat mburravecėt, por me gjithė fukarallėkun e hallet qė kishim, mbaj mend se Shuqo Qiqja e Mustafa Matohiti dėrgonin  nė shtėpinė tonė  partizanė pėr ti furnizuar me ushqime e me ē’tė kishim mundėsi, por edhe pėr t’u mjekuar dhe nėnė Shemua, bėnte tė pamundurėn qė tė mos i niste pa gjė, sido qė e kishim hallin pėr vete. Unė kam qenė nė moshėn 8-9 vjeē dhe drejtuesit e lėvizjes Nacionalēlirimtare tė zonės si Mustafa Matohiti, Memo Metua, Hiqmet Dusha, Safet Memi etj. mė jepnin letra pėr t’i ēuar nga Langadha nė Fterrė tek Shuqua ose nė Ēorraj dhe unė e bėja me shumė dėshirė dhe i zbatoja porositė e tyre pa e  ditur e kuptuar mirė rėndėsinė, pėrgjegjėsinė, por edhe rrezikun e atyre veprimeve.

- Po lidhur me  arsimimin tuaj dhe punėn, ē’far mund tė na thoni ?

Pas ēlirimit, fillova shkollėn nė Fterrė dhe klasėn e parė e tė dytė i kam bėrė me mėsues Hiqmetin, ndėrsa tė tretėn tė katėrtėn me mėsues  Neim Zanin. Shkollėn 7 vjeēare e kam bėrė nė Kuē, ku shkonim e ktheheshim bashkė me shumė fteriot tė tjerė, por kam qėndruar shumė kohė edhe nė shtėpinė e xha Qazos e tė tetos time Hases, tė cilėt nė ato vite banonin nė Kuē. Nė vitin 1950  kam shkuar nė aksion nė hekurudhė ku kam punuar nė tunelin e Rrogozhinės dhe prej andej mė dėrguan nė shkollėn dy vjeēare nė teknikumin elektromekanik nė Tiranė. Mė vonė pėrfundova universitetin pa shkėputje nga puna nė degėn e elektronikės, si  dhe kam bėrė edhe shkollėn e partisė qė bėhej nė ato vite.

Ne vitin 1951 kam filluar punėn pėr herė tė parė nė ish kombinatin e drurit nė Elbasan, pastaj kam punuar pėr tre vjet nė uzinėn e naftės nė Cėrrik dhe nė vitin 1954 shkova ushtar nė repartin e mbrojtjes bregdetare nė Durrės. Pa mbaruar ushtrinė mė dėrgoi shteti nė Rusi nė Leningrad, ku studiova pėr radiolokacion pėr dy vjet dhe mė 1957 u ktheva  pėrsėri nė repartin e mbrojtjes bregdetare nė Durrės. Nė punė kam qenė korrekt, i drejt  dhe i ndėrgjegjshėm, jam vlerėsuar me tituj e dekorata tė ndryshme deri sa dola nė pension nė vitin 1992.  Pėr tė qenė i sinqertė, bashkė me tė mirat e rezultatet qė kam pasur nė punė e nė detyrat qė kam kryer, njėkohėsisht kam pasur edhe probleme e pėrplasje sidomos me eprorėt e instancave tė larta tė ushtrisė. Kam pasur edhe pasoja, por nuk jam pishman, sepse gjatė gjithė jetės time i kam urryer gėnjeshtrat, demagogjinė, servilėt e imoralėt dhe njerėzit pa karakter.

Pėr tė vazhduar mė tej bisedėn, i kėrkuam tė na  tregonte diēka edhe  pėr familjen e fėmijėt tyre.

-Familja e fėmijėt janė gjėja mė e shtrenjtė nė jetėn e njeriut. Sė bashku me Bukurinė,  zoti e fati na kanė falur katėr fėmijė, Kreshnikun, Alfredin, Anilėn dhe Aleksandėrin.  Edhe pse tani janė rritur e secili ka familjen e vet,  mendjen e shpirtin, si ēdo prind, e kemi tek ata. Jemi krenar e tė kėnaqur sepse e shikojmė qė ata janė bėrė tė mbarė e tė mirė dhe pėr neve bėjnė shumė. Nė veēanti vajza jonė, Anila, e cila megjithėse jeton larg nė Itali, mendjen e shpirtin i ka kėtu tek ne, dhe na i ka krijuar tė gjitha kushtet pėr tė jetuar sa mė mirė, por edhe djemtė kujdesen nė mėnyrė tė veēantė e bėjnė tė pamundurėn qė neve tė mos  na mungojė asgjė.

Lidhur me vėllezėrit e motrat, duke qenė se kam qenė vėllai i madh, nga dėshira e dashuria qė kam pasur e kam pėr ta, por edhe pėr tė ndihmuar prindėrit e mi tė paharruar e aq tė vuajtur, jam pėrpjekur qė tė rriten e  shkollohen dhe tė dalin nė jetė me mė pak halle e vėshtirėsi se sa kam kaluar unė. Jam i kėnaqur dhe i respektuar shumė edhe nga bashkėshortja ime Bukuria, e cila i ka trajtuar e rritur njėsoj si fėmijėt e saj dhe duhet thėnė se pėr kėtė problem kjo ka njė meritė tė veēantė. Megjithėse kishim shumė fėmijė, ishim ngushtė me shtėpi dhe me ekonomi, duke filluar nga Pellati, Uzedini, Burbuqja e Meridjana, bile edhe deri tek nipėrit e mbesat e mia e tė Bukurisė, shtėpinė tonė e kanė pasur strehė dhe kujdesi e pėrkushtimi jonė nuk ju ka munguar deri sa kanė dalė nė jetė. Unė jam i lumtur pėr kėtė, por edhe ata na janė mirėnjohės dhe e vlerėsojnė e na respektojnė shumė. Kam gjithmonė  merak, dashuri e dhembshuri tė veēantė pėr motrat dhe vėllezėrit e mi, por sidomos tani qė na kanė lėnė edhe babai e nėna, kjo lidhje bėhet edhe mė e fortė.

-Nuk na the ndonjė pėrshtypje, mbresė apo kujtim pėr Fterrėn e pėr gazetėn, e pyesim Serjanin

Eh, Fterra ! Ta dish ti mor Feksor se sa dashuri, mall e kujtime kam… sa nuk ti tregoj dot tė gjitha. Kam shumė kujtime sidomos nga fėmijėria ime. Kujtoj me shumė mall e dhimbje kushėririn, shokun e vėllanė tim tė pa harruar Kajtaz Dhulin me tė cilin jemi rritur sė bashku. Kujtoj Langadhėn tonė, Fterrėn e dashur, Vijėn e Pale, Shkollėn e Fterrės, kujtoj e kam mall edhe pėr gurėt e burimet e Fterrės. Kujtoj gjithashtu edhe familjet  e miqtė tanė nga Ēorraj qė jetonin afėr nesh, si psh. familjen e Veshajve, Vasilin, Jorgon, Qeskon, e Janaqin tė cilėt nuk jetojnė mė. Kujtoj gjithashtu Foto Kurrėn e  Anesti Zhupėn me tė cilėt kemi pasur lidhje e miqėsi. Kam shumė mall e respekt pėr tė gjithė fteriotėt tanė dhe dua ti pėrshėndes e ti pėrqafoj tė gjithė kudo janė. Shiko kėtu, unė e them me bindje, por e kam edhe tė provuar nė jetė, se nuk ka fteriot tė lig e tė poshtėr. Fteriotėt janė njerėz tė mirė, tė urtė tė respektueshėm, tė thjeshtė, tė arsimuar, tė dashur, shumė miqėsor e mikpritės. Unė nuk kam dėgjuar asnjėherė qė ndonjė  fteriot tė ketė bėrė keq, tė jetė sjellė keq apo tė ketė bėrė poshtėrsi. Kėtė nuk e them vetėm unė, por ma kanė thėnė dhe e kam dėgjuar edhe nga shumė njerėz, miq e dashamirė, shokė e miq, bile edhe nga tė panjohur.

Fteriotėt e mi tė dashur i dua shumė dhe i pėrshėndes nga zemra, nė veēanti, Safet Memin, Hismet Elezin, Dilaver Shkurtin, Halil Hizmon, Hamza Memin, Rait Brahon, Besim Elezin, , Lutfi Dushėn, Bardhyl Xhamėn, Rexho Kurupin, Sami Kofinėn, Muzafer Korkutin, Agron Xhamėn, Halit  Zhupėn, Guro Zenelin, Lek Xhamėn, Dusho Dushėn, Pestrovėn e Vexhi Gjonin, si dhe tė gjithė fteriotėt kudo ku jetojnė e punojnė, dhe tė mė falin qė nuk i pėrmend emėr pėr emėr. Kur marr nė dorė gazetėn, kėnaqem jashtė mase dhe e lexoj disa herė.  Edhe kur kam qenė nė Itali tek fėmijėt, gazeta mė ka ardhur atje dhe mė ka ēmallur e mė ka kėnaqur, sepse mė duket sikur mi sjell Fterrėn e fteriotėt pranė. Uroj qė gazeta tė vazhdojė kėshtu, tė flas e tė shkruaj mirė, thjesht e bukur pėr Fterrėn e fteriotėt, dhe tė ketė vazhdimėsi e jetė tė gjatė.

Ja pra, ky ėshtė portreti i Serjanit, njė njeri i thjesht, i ndershėm, i qeshur,  i dashur e i  dhembshur, shumė bujar e me zemėr tė madhe,  i  sinqertė e patriot, me karakter tė fort burrėror dhe mjaft i komunikueshėm. Kėto veti e cilėsi tė tij  konstatohen lehtė, porsa ta takosh e tė hysh nė bisedė me tė.

Tė vjen mirė e kėnaqesh kur takohesh me njė fteriot tė tillė si Serjani  i dashur dhe i respektuar. Por njėkohėsisht tė vjen keq kur vjen momenti qė tė ndahesh prej tij. Kjo ėshtė vetėm ndarje fizike, sepse shpirtėrisht, Serjani ėshtė me tė gjithė ne fteriotėt dhe ne jemi afėr Serjanit. I urojmė shėndet tė mirė, jetė tė gjatė, dhe gaz e gėzime pėr familjen dhe fėmijėt e tij tė mrekullueshėm.

                                      

                                                                                                                 Feksor SHKURTI

 

 

 

 

 

Rr. Tish Daija (ish Kom.Parisit) Ndertesa 1 hyrja 13 ap.2
Tel: +355 4 244 1014Cel 0692154981
Tirana, ALBANIA