botuesibordi800.jpg

Nr. 62 qershor 2009

Home
Nr. 65 - dhjetor 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12
Shtojca 1
Shtojca 2
Shtojca 3
Shtojca 4
Nr. 64 - shtator 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12
Shtojca 1
Shtojca 2
Shtojca 3
Shtojca 4
Nr. 63 gusht 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Fterra 9
Fterra 10
Faqe 11
Faqe 12
Shtojca 1
Shtojca 2
Shtojca 3
Shtojca 4
Nr. 62 qershor 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12
Gazeta Nr.61 - prill 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12
Gazeta Nr.60 - shkurt 2009
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Faqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12

PERMBLEDHESE Nr. 62-QERSHOR 2009

Sponsorizuar nga Miri Ruko

 

PĖRGATITJE SERIOZE PĖR

TAKIMIN E 16 GUSHTIT NĖ FTERRĖ

 

Dita e takimit nė Fterrė po afron. Marrja e masave pėr ta bėrė sa mė tė gėzueshėm kėtė takim vėllazėror, ėshtė detyrė e tė gjithėve, por, sigurisht, nė radhė tė parė e grupeve tė punės qė janė ngritur sidomos nė Fterrė, Tiranė e Sarandė, ku edhe numri i fteriotėve ėshtė mė i madh.

Ėshtė e natyrshme qė grupi i punės nė Fterrė, ku ėshtė edhe vendi i takimit, ka detyra mė tė mėdha. Kėto ditė dėgjuam me vėmendje Hasan Mehmetin, i cili edhe nė emėr tė grupit tė punės dhe tė drejtuesve tė fshatit, na foli me kompetencė pėr punėn qė ėshtė bėrė deri tashti dhe pėr ato qė do tė bėhen, tė cilat do tė garantojnė qė gjithēka do tė shkojė mirė. Masa janė marrė e do tė merren pėr pastrimin, lyerjen dhe rregullimin e ambienteve, pėr sistemimin e tė ftuarve dhe fteriotėve pėr strehim, pėr ushqimin dhe argėtimin, vėnia nė gatishmėri tė plotė tė dy lokaleve tė tregtisė qė janė nė Fterrė dhe po tė jetė nevoja tė sjellin edhe nga Sarandė, ndriēimi i rrugėve dhe r rrugicave, sistemimi dhe parkimi i automjeteve, pėrmirėsimi i pajisjeve nė vatrėn e kulturės, organizimi i grupit tė kėngės, e masa tė tjera. Gjatė kėsaj kohė ekzistojnė shumė mundėsi qė te fillojė asfaltimi i rrugės, vendosja e antenėn sė AMC dhe investime tė tjera nga fteriotė e tė huaj.

Janė siguruar, gjithashtu disa fonde pėr shpenzimet, sidomos pėr pritjen e tė ftuarve dhe disa shėrbime tė tjera tė domosdoshme. Por kėto nuk janė tė mjaftueshme dhe bėhet apel, sidomos biznesmenėve fteriotė dhe miq e dashamirės qė tė kontribuojnė simbas mundėsive tė tyre.

Edhe grupi i punės i komunitetit fteriot me banim nė Tiranė si dhe ai me banim nė Sarandė janė mbledhur disa herė dhe kanė caktuar e po zbatohen detyrat konkrete.

MIRĖ U TAKOFSHIM NĖ FTERRĖ,

FTERRA PO NA PRET.

 

 

Fteriotėt e Sarandės nė njė takim kulturor

Paraqitet libri “Lame Xhama – Mėsues i Popullit – Kujtime e dokumente”

 

Komuniteti fteriot nė Sarandė, nėn kujdesin e Bashkise se Sarandės, organizuan mė 25 maj 2009 njė takim pėr paraqitjen e librit “Lame Xhama – Mėsues i Popullit – Kujtime e dokumente”. 

            Nė kėtė takim morėn pjesė ish nxėnės tė Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama, kolegė pune, miq, dashamirės, komuniteti fteriot nė Sarandė si dhe tė ftuar tė tjerė. Morėn pjesė kuadrot drejtuese tė qytetit tė Sarandės, Kryetari i Bashkisė sė qytetit Edmond Gjoka, Kryetari i Kėshillit Bashkiak tė qytetit Arjan Demiri, Sekretarja e Kėshillit Bashkiak Polikseni Ikonomidhi, Zv/ drejtori i drejtorisė arsimore Thoma Stefani, drejtori i gjimnazit Apostol Nika, Drejtoresha e drejtorise sė kulturės Pasjonare Nika, Drejtori i Drejtorisė sė turizmit tė Bashkisė Aristotel Bita, Drejtori i filialit ekonomik tė USHT Eduard Mehmeti,  drejtoresha e burimeve njerėzore tė bashkisė Suzana Nika, Drejtori i drejtorisė juridike Krenar Abazi, drejtori i drejtorisė ekonomike Panajot Gunariu, drejtori i drejtorisė sė shėrbimeve Aristotel Koēi e tė tjerė.

Nje bukuri te veēante i dha takimit pjesėmarrja e shume ish nxenėsve e kolegėve tė Mėsuesit tė Popullit Lame Xhama, tashmė nė moshė tė thyer, si Koēi Vasi, Dhimitėr Tulo, Andrea Caka, Janulla Papagjika, Ana Harito, Abedin Hasani, Jasin Berberi, Jani Ballca e shumė e shumė tė tjerė.

            Fteriotėt e shumtė qė morėn pjesė nė kėtė takim, ndjenė krenari tė ligjshme pėr nderin qė i bėhet bashkėfshatarit tė tyre – Lame Xhama, dhe shprehėn mirėnjohje pėr tė, pėr familjen e tij qė mundėsoi botimin e librit dhe organizatorėt e kėtij takimi.

            Takimin e hapi Zėvendėskryetari i Bashkisė Robert Maēi. Fjalėn e rastit e mbajti Gėzim Dusha, pastaj pjesėmarrėsit nė takim, edhe gjate kokteit, folėn pėr figurėn e Lame Xhamės dhe treguan mjaft kujtime qė kishin me tė.

 

Nga fjala e z. Gėzim Dusha:

            ... Jemi mbledhur sot nė kėtė takim tė pėrbashkėt kulturor, pėr tė bėrė edhe kėtu nė Sarandė paraqitjen e librit “Lame Xhama – Mėsues i Popullit – Kujtime e dokumente”, tė organizuar nga komuniteti fteriot i Sarandės nėn kujdesin e Bashkisė.

            Po e nis bisedėn e shkurtėr pėr kėtė libėr me njė citim tė marrė nga njė artikull i botuar nė gazetėn “Tirana Observer” e datės 7 prill 2009: “Libri i kalon pėrmasat e njė monografie tė zakonshme. Ai ėshtė njė enciklopedi ku gjallon jeta e njė Mėsuesi tė Popullit si Lame Xhama, qė tėrė jetėn e shkriu pėr lirinė dhe shkollėn shqipe, por edhe histori e gjallė  e Fterrės dhe Sarandės, qė janė shquar pėr tradita arsimdashėse e liridashėse”.

            Mėsuesi i Popullit Lame Xhama, edhe pse nė kujtimet e tij nuk flet pėr vete, lexuesi zbulon portretin e tij sa tė thjeshtė aq edhe tė rrallė qė e vendos nė altarin e 100 mėsuesve mė tė mirė tė vendit.

            Mund tė themi me plot gojėn, siē e pohon edhe vet, se Lame Xhama ėshtė me dy vendlindje: Nė Fterrėn qė e lindi dhe e rriti dhe nė Sarandėn ku punoi njė jetė tė tėrė gati 30-vjeēare.

Ėshtė vėshtirė qė nė njė panoramė tė shkurtėr tė japėsh gjithēka pėr vlerat e kėtij libri. Pjesėmarrėsit do tė marrin nė dorė librin dhe do tė dinė tė nxjerrin vlerat jo vetėm tė mėsuesit Lame Xhama, por edhe tė patriotit, jo vetėm tė zhvillimit tė arsimit dhe tė shkollės nė Sarandė, Delvinė, Konispol, Gjirokastėr, Pėrmet e Kuē ku ai punoi, por do tė vlerėsojnė kontributin e kėtij mėsuesi atdhetar pėr gjithė Shqipėrinė, sepse ai do tė mbetet burrė i shquar i Fterrės, Labėrisė e gjithė Shqipėrisė, sepse la vlera e gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e arsimit shqiptar, duke vėnė njė gur tė ēmuar nė themelet e vetėdijes sonė kombėtare.

            Libri ka njė thurje tė thjeshtė, i bazuar kryesisht nė kujtimet e tij, ku spikasin fotografitė dhe dokumentet e ruajtura nė dekada, me vlera lokale e kombėtare.

            Nė libėr paraqitet shkurt jeta e fėmijėrisė dhe e familjes, shkolla e parė shqipe e fshatit, shkollimi nė normalen e Elbasanit, puna si mėsues e drejtues shkollash nė Pėrmet, veēanėrisht nė Sarandė, Delvinė e gjetkė. Gjithēka ėshtė dhėnė thjeshtė, saktė dhe e dokumentuar.

            Pėr Lamen figura e mėsuesit ėshtė njė perėndi e vėrtetė. Me kėto dimensione e kujton ai mėsuesin dhe drejtorin e Normales sė Elbasanit, Aleksandėr Xhuvani. Prej tij, tregon ai, mora prushin e pasionit pėr dije, vrullin e punės, pėrkushtimin dhe intuitėn e artit tė drejtimit tė shkollės.

            Ja shtojnė vlerėn librit artikujt e botuar pėr tė, emisionet nė televizion e radio, kujtimet ,  vlerėsimet e letėrkėmbimet me kolegė e ish nxėnės.

            Nė letrėn qė i dėrgon kolegu dhe ish shoku i tij nė Normalen e Elbasanit, Mėsuesi i Popullit Fejzo Mehmeti, shkruan: “Ti ja kushtove tėrė jetėn arsimit dhe edukimit tė brezit tė ri, pėr t’u mėsuar gjuhėn dhe historinė e gjallė tė popullit shqiptar”. Apo nė njė shkrim tė Guro Zenelit ku theksohet se nė profesionin e bukur tė mėsuesisė xha Lamia e ngriti lart nivelin e dijes dhe shkallėn e nderit. Pėr Fterrėn ėshtė jo vetėm si mėsues i shquar, por edhe si simbol i patriotizmit, fisnikėrisė, i edukimit familjar nė shoqėri, si njeri me tė gjitha vlerat njerėzore.

            Ish nxėnėsi i tij Qamil Buxheli kujton se pėrveē dijes qė pėrēonte Lame Xhama, do edukonte njė brez tė madh patriotik, qė do ti kushtohej lirisė dhe vendit.

            Po e mbyll kėtė diskutim mė fjalėt e fundit tė kujtimeve tė tij, tė cilat sot tingėllojnė si njė mesazh aktual pėr ēdo njeri “O njerėz tė mirė, jetojeni jetėn me punė e dinjitet deri nė ēastet e fundit tė saj”

 

Nga diskutimi i Fatmira Qendros:

 

            Familja ime ka qenė mikeshė e familjes Xhama, ndaj unė, ndonėse nė moshė tė vogėl ruaj kujtime tė mira pėr Mėsuesin e Popullit Lame Xhama. Sa herė shkonim pėr vizitė nė shtėpi e gjenim me njė libėr nė dorė. Teze Lutja, bashkėshortja, njė grua shumė fisnike dhe mikpritėse, na priste me buzė nė gaz. Shtėpia herė pas herė mbushej me miq, tė cilėt kėrkonin ndihmėn e tij pėr shumė probleme.

Drejtor Lamia, siē e thėrrisnin, ishte njeri qė ndihmonte, ishte fjalėpak, i ditur, i menēur, me prestigj e autoritet. Sa fshatra tė Shqipėrisė kishte pėrshkuar ai me kolegėt e tij Fejzo Mehmeti, Xhelal Berberi, Liri Kavo e shumė tė tjerė. Ishin kėta mėsues qė vunė gurin e themelit e arsimimit tė brezit tė ri. Kėta mėsues mbajnė vlera morale e njerėzore se kanė lėnė gjurmė e duhet tė jenė model pėr punėn e sakrificat e tyre pėr brezat e ardhshėm, ndaj tė kujtohen jo vetėm nė 7 Mars, por tė vlerėsohen vazhdimisht.

            Ėshtė nder pėr mua qė erdha si mike e familjes dhe si mėsuese veterane tė marr pjesė sot kėtu.

 

DISA FISE E MBIEMRA QĖ KANĖ JETUAR NĖ FTERRĖ,

POR QĖ SOT NUK  EGZISTOJNĖ MĖ.

 

Pėr pėrbėrjen e fiseve dhe familjeve tė Fterrės tė dhėna ekzakte nuk kemi, pėr arsye tė mungesės sė dokumenteve dhe tė historikut pėr  prejardhjen e zhvillimeve historike e demografike qė kanė ndodhur nė Fterrė qysh nė kohėrat e mė pėrparme deri nė ditėt tona.  Sipas njohurive qė kemi, nga tregimet e tė parėve dhe njerėzve tė moshuar qė jetojnė akoma, si dhe nė bazė tė njė verifikimi qė i kemi bėrė kėtij problemi dhe disa pėrllogaritjeve, sot Fterra pėrbėhet nga rreth 500 familje me mbi 2300 frymė. Pėrqendrimet mė tė mėdha tė fteriotėve, pėrveē Fterrės,  kanė qenė dhe janė nė Tiranė, Sarandė, Vlorė etj. Rreth 30 pėr qind e familjeve janė nė emigracion kryesisht nė Greqi, Itali, Gjermani e deri nė Amerikė e Kanada. Nė Fterrė sot banojnė vetėm 40 familje, nga tė cilat me moshė tė re e tė aftė pėr punė janė 23 familje. Nė Fterrė aktualisht  sot banojnė 16 fise ose mbiemra  nga  36 mbiemra ose fise qė ka  aktualisht fshati ynė. Konkretisht nė Fterrė sot banojnė familjet me kėta mbiemra; Avreci, Brinja, Dauti, Dhuli, Haxhiu, Hadushi, Gjoni, Kurupi, Kofina, Lona, Malo, Mehmeti, Maēi, Shkurti, Zani dhe Zhupa. Ky numėr i vogėl mbiemrash vjen pėr shkak tė traditės fteriote qė nuk e ndryshojnė mbiemrin, siē ėshtė vepruar nė shumė fshatra tė Labėrisė. Sot janė 20 fise ose mbiemra qė nuk kanė banorė nė Fterrė pėr arsye se janė larguar e banojnė nė qytetet qė pėrmendėm mė lart, por edhe nė shtete tė tjera, sikurse mund tė pėrmendim fiset apo mbiemrat: Abazi, Bezhani, Braho, Ēeli, Ēallo, Dusha, Elezi, Gėdo, Haderi, Hizmo, Korkuti, Memi, Mita, Mėrkuri, Mato, Ruka,  Sadikaj (Qyqja), Shehu, Xhama dhe Zeneli.

 Por nė Fterrė ka pasur edhe shumė fise tė tjerė qė  nuk ekzistojnė mė dhe pikėrisht ky ėshtė objekti kryesor i kėtij shkrimi.

Sikurse kemi mėsuar prej mė tė moshuarve, nė Fterrė tė paktėn deri nė dy, tre e katėr breza pėrpara brezit tonė, kanė jetuar edhe shumė fise tė tjerė tė cilėt sot nuk ekzistojnė mė, ose sikurse themi nė Fterrė, janė shuar. Kryesisht pėr arsye tė mos lindjes sė fėmijėve tė gjinisė mashkullore, qė kishin “privilegjin” pėr tė trashėguar mbiemrin e fisit. Megjithėse janė shuar jo pak fise, emrat, apo mė mirė tė themi, mbiemrat e tyre jo vetėm qė mbahen mend, por edhe pėrdoren akoma kur flasim pėr historikun e familjeve fteriote, pėr ngjarje e fakte qė kanė ndodhur nė kohė tė ndryshme, pėr emrat e vendeve apo arave etj. Mendojmė se ėshtė me vlerė tė dihen e tė shkruhet edhe pėr fiset qė kanė  jetuar nė Fterrė.  Me interes dhe vlera do tė ketė ky shkrim pėr fteriotėt e  kėtij brezi, por ndoshta mė shumė pėr brezat qė do tė vijnė. Pra, me kėtė rast rifreskojmė memorien pėr brezat e fiset qė nuk janė mė, por njėkohėsisht  shprehim nė njė farė mėnyre edhe respektin pėr ato fise qė janė shuar. Pėr tė marrė njė informacion sa mė tė gjerė pėr kėtė problem, herė pas here kemi biseduar  me mė tė moshuarit e Fterrės, si me tė ndjerėt Qazo Gjoni, Xhevit Zhupa, Razie Dusha dhe me  Rabo Bezhanen, Manushe Kurupin, Liri Shkurtin, etj. Pėr disa nga kėto fise, qė sot nuk  kanė trashėgimtarė, kemi sistemuar kėto shėnime:

Fisi i Gaxhajve, fis qė i kanė pasur ndėrtuar shtėpitė dhe kanė banuar nė vendin e quajtur “Hunda e Hadushe”. Bija e fundit e kėtij fisi ka qenė Hava Gaxhja e cila ka qenė e ėma e tė ndjerit Belul Brinja. Arat apo koshtrat i kanė pasur nė fund tė Gjilazrit, pėrballė pėrroit tė Gjoplakės dhe nė Xhinga.

Fisi i Cocajve, fis i cili gjithashtu i ka pasur shtėpitė dhe kanė jetuar po nė Hundėn e Hadushe. Mashkulli i fundit i kėtij fisi ka qenė Muhamet Cocaj, babai i Hava Coces dhe Merjo Coces. Hava Cocja ka qenė e ėma e tė ndjerit Muharren Mėrkuri, babait tė Zyrasė, Bekimit dhe Kujtim Mėrkurit.  Merjo Cocja  ka qenė e ėma e Shelqo Gjonit ose gjyshja e Safet Gjonit dhe Qenan Gjonit.

Fisi i Beqajve, fis i cili ka banuar midis bregut tė Lleshe dhe hundės sė Hadushe, pas Majės sė Varrit ku deri vonė kanė qenė kasollet bagėtive tė Mustafa Shkurtit dhe Qerim Dautit.  I fundit mashkull i kėtij fisi ka qenė Muēo Beqo. Arat i kanė pasur mbi koshtrat e Xharre dhe nė Gjinali, ku edhe sot quhet shkalla e Beqajve.

Fisi i  Trakajve, i fundit mashkull i kėtij fisi ka qenė Husni Trakua, ndėrsa nga bijat kanė qenė dy vajzat e tij  Bejxhe e Hize Trakja. Bejxheja ka qenė  e shoqja e Safet Kofinės, babait tė Sezaiut dhe Elvirės ndėrsa Hizja ka qenė e gruaja e Sejfulla Zenelit i cili ka banuar nė Borsh, babai i Braho e Abaz Zenelit (nė Borsh ata kanė pėrdorė e janė njohur me mbiemrin Lleshi). Trakajt shtėpitė i kanė pasur nė bregun e Lleshe ku ka banuar pėr  njė kohė tė gjatė familja e Sulo Hizmos, nė tė cilėn aktualisht banon Mufit Haxhiu. Arat i kanė pasur nė lumra, ku edhe sot quhen ”Arat e Trake”.

Fisi i Kondajve, mashkulli i fundit i kėtij fisi ka qenė Shaban Kondi i cili ka pasur grua Fato Mehmeten, por qė nuk kanė pasur fėmijė. Bija e fundit e kėtij fisi ka qenė e  motra e Shabanit, Salihe Kondja. Shtėpitė dhe arat ky fis i ka pasur poshtė shtėpive tė Zane, ku aktualisht sot jeton i biri i Neimit, Sulo Zani.

Fisi i Ēipajve, i fundit mashkull nga ky fis ka qenė Laze Ēipi, babai i tė ndjerės Gjulza Ēipja e ėma e Parisit, Jetores, Lines, Pasorit dhe Natashės. Lazja ka patur grua Xheko Dushėn e bija e Mato Dushės  dhe motra nga babai e Gėzim Dushės. Shtėpitė i kanė pasur nė krah tė shtėpive tė Kondajve, poshtė qafės sė kadrėmit, nėn shtėpinė e Zane.

Fisi i Gjonike, ka qenė i pėrbėrė nga tre vėllezėr, Islami,  Ferhati, dhe Selim Gjonika. I fundit mashkull i kėtij fisi ka qenė Hidajet Gjonika i biri i Selim Gjonikės, bashkėshorti i Xhevo Gjonikes (Kofina)   dhe babai i  Liri Gjonikes e cila jeton akoma. Shtėpitė dhe koshtrat i kanė pasur tek qafa e xhamisė, poshtė shtėpive tė Shehe, sot poshtė shkollės tetėvjeēare tė Fterrės. Arat i kanė pasur poshtė shtėpisė, nė shkallėn e Peēe, nė Zhupaj, nė Xhinga, nė Gjishtire, etj.

Fisi i Luēajve, mashkulli i fundit i kėtij fisi ka qenė Iliaz Luēi i cili ka vdekur nė Selanik. Vėllain e tij Barjam Luēin e kanė vrarė nė Hundėn e Drėrit, nė mal. Bija e fundit e kėtij fisi ka qenė Ilmo Luēja (Maēja), e cila ka qenė e ėma e tė ndjerėve, Hanko, Gani e Idris Maēi. Liēajt shtėpitė i kanė pasur nė lagjen e Gjofterre ku banon edhe sot familja e  Arif Kurupit. Sipas tregimeve, Luēajt kanė qenė gjashtė vėllezėr, por tė gjithė janė vrarė pėr shkak hasmėrie. Arat e Luēe kanė qenė poshtė shtėpive tė Bezhane, ku kanė qenė edhe varrezat e fisit te tyre.

 Fisi i Merajve, i fundit mashkull nga ky fis ka qenė Veip Mero  bashkėshorti i Refia Hizmes, por qė Zoti dhe fati nuk ju dha fėmijė. Bija e fundit e kėtij fisi ka qenė Haso Merja, e cila ka qenė e ėma e Xhekos dhe e Zenepe  Maēes, e cila ka qenė e jėma e Qazim Gjonit, babit tė Pestroves, Vexhiut, Difos, Besnikut, Gjones e Gafurrit. Shtėpitė i kanė pasur nė lagjen e Zhupe   dhe arat i kanė pasur nė Mortovica dhe nė Gomareza.

Nuk kemi shumė tė dhėna pėr fiset Selmanaj, Peēaj, Bullaj e Seferaj. Dimė vetėm qė Selmanajt shtėpitė i kanė patur mbi shtėpinė e Ali Abazit; Peēajt arat i kanė pasė poshtė shtėpisė sė Gjonike dhe sot ato quhen shkallat e peēe. Kush tė ketė tė dhėna tė tjera pėr kėto fise, ėshtė i lutur tė na i dėrgojė.

Mendojmė qė kjo temė tė mbetet e hapur pėr tė shkruar, korrigjuar e saktėsuar ndonjė pasaktėsi qė mund tė kemi nė kėtė shkrim dhe pėr ta pasuruar me tej sipas njohurive, tregime e gojėdhėnave qė mund tė dinė shumė fteriotė tė tjerė tė cilat gazeta “Fterra jonė” do ti mirėpresė dhe do ti botojė rregullisht.

Nė pėrfundim tė kėtij shkrimi, duam tė shprehim njė sugjerim. Me qėllim qė kėto fise e mbiemra tė mos humbasin e harrohen, do tė ishte mirė qė pasardhėsit e tyre, nipėr e stėrnipėr apo mbesa e stėrmbesa, tė mund tė pranonin vendosjen e kėtyre mbiemrave njėrit nga djemve tė tyre me qėllim qė tė vazhdojė trashėgimia e jetėgjatėsia e kėtyre fiseve tė nderuara edhe pėr shumė vjet e breza me radhė. Ky veprim do tė ishte nė radhė tė parė njė shenjė nderimi e respekti, por edhe njė veprim i menēur pėr tė pėrjetėsuar mbiemrat e kėtyre fiseve qė sot pėr fatin e keq  i quajmė tė “shuara”. Le t’ia lemė nė dorė ndėrgjegjes sė menēur fteriote dhe kohės pėr realizimin ose mos realizimin e kėtij sugjerimi.

                   

                                                                                                                Feksor   SHKURTI

 

Uroj qė vėllazėrimi fteriot tė rritet, tė forcohet

e tė mos zbehet kurrė.

Bisedė me fteriotin Ajet Ruko ardhė nga Nju Xhersi –

 

Ajet Rukua, bashkėfshatari ynė i nderuar,  nė maj tė kėtij viti erdhi nga Amerika tė ēmallej me njerėzit e tij, me shokėt e dashamirėsit. Dhe, siē ndodh rėndom me fteriotėt e mėrguar, u bė disa herė pjesėmarrės nė “Parlamentin e Fterrės”.

Nė njėrėn nga kėto ditė i morėm njė intervistė nė magnetofon, nė njė bisedė tė thjeshtė e miqėsore.

- Ajet, mė duket se edhe ju po futeni tani nė grupin tonė tė tė moshuarve. Kam pėrshtypjen e si e keni mbushur tė 65 vitet. Ajeti buzėqesh e pėrgjigjet:

- Shtoi, shtoi dhe gjashtė vjet tė tjerė. Po tė isha mė i ri, mbase nuk do tė kisha shkuar nė Amerikė. Po kur dola nė pension gjashtė vjet mė parė, nė vitin 2003 bėra bashkim familjar me vajzėn e madhe, Alidėn, emigrante nė Amerikė. Dhe njė vit mė parė, mbasi i mbusha tė pesė vjetėt sipas ligjit, mė thirrėn pėr intervistė dhe mė bėnė qytetar amerikan.

- Besoj se nuk e ke pasur tė lehtė  tė integrohesh nė jetėn amerikane. A mund tė na tregosh disa nga vėshtirėsitė qė keni hasur?

- Eh!...Vėshtirėsitė qenė tė shumta, sidomos pėr moshėn tonė. Tri gjėra janė tė domosdoshme qė tė mund tė futesh nė rrjedhėn e jetės dhe tė punės. E para, tė dish gjuhėn, sė paku sa pėr tė komunikuar normalisht. Unė ca e dija e ca e mėsova aty, ndryshe nuk komunikon dot me njeri, nuk kėrkon dot as punė, as dokumente. E dyta, duhet tė mėsosh kompjuterin, se kudo qė tė punosh, pa kompjuter nuk tė pranon njeri. Edhe kompjuterin e mėsova dhe e pėrdor mirė. E treta, duhet tė dish tė ngasėsh makinėn. Pa tė nuk lėviz dot, ndėrmarrjet janė larg, por dhe dyqanet, institucionet. E perfeksionova edhe makinėn dhe mora patentėn. Pa kėto tė tria, edhe po tė jesh i aftė e i shkolluar,  nuk gjen dot punė tė kualifikuar.

- Ju, a keni arritur ta gjeni njė punė tė kualifikuar, edhe pse mbi 70 vjeē?

-Them se po. Aty puna mė ishte e nevojshme sė pari pėr tė jetuar. Por natyrisht edhe pėr tė mbushur kohėn. Nuk mund tė imagjinohet tė rrish tėrė ditėn nė shtėpi nė njė vend tė huaj, kur edhe shokėt nuk i numėron dot as me gishtat e dorės.

Aty jam futur nė profesionin tim. Punoj nė njė uzinė mekanike. Pėrvoja si mekanik dhe inxhinier mekanik nė disa ndėrmarrje nė Tiranė, por dhe aftėsitė teorike, mė kanė ndihmuar tė bėj punė cilėsore dhe tė vlerėsohem jo vetėm moralisht, por edhe  tė ardhurat janė tė kėnaqshme. Ndryshe nuk pėrballohet jetesa, qiraja e shtėpisė dhe njė mori taksash qė paguan nė Amerikė.

- A keni shoqėri me shqiptarė qė janė aty, apo dhe me amerikanėt?

- Unė jam nė qytetin e Berlinit tė Njuxhersit. Shqiptarė ose nuk ka, ose unė nuk kam mundur tė gjej ndonjėrin. Me shokėt e punės, italianė, spanjollė, meksikanė etj. shkoj shumė mirė. Mė vlerėsojnė e mė nderojnė edhe si moshė, por veēanėrisht pėr punėn e marrėdhėniet korrekte me ta.

- Tė dy vajzat i ke nė Amerikė, bile dhe janė martuar aty. Ku janė e me se merren?

- Tė dyja janė me arsim tė lartė. E madhja, Alida, dha provime pasuniversitare, mori master dhe punon si shefe kontabiliteti nė njė kompani. Edhe vajza e vogėl, Elona, mori master nė Amerikė me rezultate tė shkėlqyera dhe ka punė tė mirė. Ėshtė e martuar me njė amerikan e ka dy fėmijė, djalin, Alekun dhe vajzėn, Milena. Janė tė shkathėt, tė gjallė dhe i dua shumė…Edhe e madhja ka njė vajze 14 vjeēe, Florėn. Mėson nė klasėn e tetė dhe ka dalė e shkėlqyer nė tė gjitha vitet.

- Po me krushqitė si shkoni, se ata amerikanėt janė njė ēikė tė ftohėt.

- Jo, jo…Kanė rastisur tė nxehtė dhe ata. Janė familje tė ngritura, me punė tė mira. Por, mbi tė gjitha, shkojmė shumė mirė me ta. Vemi e vijmė, shkėmbejmė vizita e dhurata nė raste festash, na respektojnė e na vlerėsojnė shumė edhe pėr traditat, sidomos pėr gatimet shtėpiake, se ata shumė herė e porositin drekėn apo darkėn nė restorante.

- Pra, dukesh i kėnaqur edhe aty nė Amerikė. Po lidhjet me Shqipėrinė e me Fterrėn si i mban?

- Mė cingrise nė pikėn mė tė dobėt. ( Ngashėrehet, pėrlotet). E ku ka si vendi yt,  more vėllezėr?! Ku t’i gjej aty motrat qė i dua aq shumė dhe njerėzit e mi tė gjakut?...Ku gjendet nė ndonjė cep tė botės njė vend si “Parlaementi i Fterrės”, ku ju mblidheni ēdo ditė?...Unė kėtu midis jush e ndjej veten tė lumtur, tė emocionuar…

Pastaj, ėshtė faqja e internetit tė Fterrės dhe tė shumė fteriotėve, qė i hap ēdo ditė, ėshtė gazeta aq e dashur pėr ne emigrantėt “Fterra jonė”, qė unė do ta quaja edhe enciklopedia e fshatit, qė e lexojmė germė pėr germė…Pėr asnjė ditė, pėr asnjė ēast nuk e harrojmė vendlindjen, Shqipėrinė, Tiranėn ku jetuam dekada, por dhe Fterrėn e dashur, ku lindėm e kemi rrėnjėt. Ju faleminderit tė gjithėve qė na mbani tė lidhur me vendlindjen.

Mė bėhet shumė qejfi qė brezi mė i vjetėr po tėrheq dhe tė rinjtė nė rrugėn e traditave. Kur lexoj nė internet mesazhet qė i dėrgojnė tė rinjtė njėri tjetrit pėr problemet e tyre, por dhe tė Fterrės, edhe pėr festėn qė do organizohet nė gusht, mė bėhet zemra mal. Uroj qė vėllazėrimi fteriot tė rritet, tė forcohet e tė mos zbehet kurrė.

E falėnderojmė Ajetin pėr intervistėn dhe i urojmė rrugė tė mbarė. Ndėrsa ai, sapo shkeli nė Berlinin e Njuxhersit, dėrgoi njė Email “Paralamentit’, ku midis tė tjerash shkruan:

            “…Unė nuk do t’i harroj kurrė ato momente tė gėzuara dhe shumė vėllazėrore qė kaluam sė bashku nė “parlament” me ju dhe Agronin, Dilaverin, Rexhon, Ėngjėllin, Halitin, Servetin, Aleksandrin e tė tjerė…Me kėtė rast do tė dėshiroja qė nė takimin e fteriotėve mė 31 maj nė Tiranė t’i pėrshėndes tė gjithė dhe t’u uroj atyre shėndet, suksese nė shkolla, nė punė e biznes dhe gėzime e lumturi nė familjet e tyre”

 

                                                                                                      Intervistoi Bardhyl Xhama

 

 

ERLETI – SHQIPTARI QĖ ADMINISTRON NJĖ RESTORANT

 

Nė qendėr tė Pomezia-s ndodhet njė restorant me emrin “La Bocca della veritą”. ”Kėtė emėr gjetėm dhe kėtė lamė”- na thotė Erleti, me kombėsi shqiptare, cili ėshtė menaxheri dhe kuzhinieri i restorantit.

Erlet Mehmeti jeton nė Itali qė prej 20 vjetėsh. Kur bisedojmė me tė na thotė: “Prindėrit i kam tė dy nga qytete bregdetare tė Shqipėrisė, babai nga Saranda dhe nėna nga Vlora, ndėrsa unė kam lindur dhe jam rritur nė Tiranė. Nė Shqipėri pėrfundova shkollėn e mesme dhe nė moshėn 20 vjeēare erdha nė Itali. Dihet qė fillimi ėshtė gjithmonė i vėshtirė. Jam martuar me njė zonjė polake dhe kam njė vajzė 7 vjeēe tė cilėn e kemi quajtur Elenoire. Nė Shqipėri dihet qė nė atė sistem jemi rritur si ateist. Ashtu e kėrkonte koha, por dua t’ju them se qė nga momenti qė u bėra prind unė u bėra edhe besimtar. Besoj nė njė zot Universal, nė njė zot pėr tė gjithė, dėshiroj dhe pėrpiqem tė bėj vetėm mirė. Punėt qė kam bėrė nė fillim kėtu ishin tė ēfarėdollojshme, mjaft qė tė ishin punė tė ndershme, por pak nga pak fillova tė  dashurohem me profesionin e kuzhinierit, ose mė mirė tė them me kuzhinėn italiane. Vazhdova shkollėn pėr kuzhinier dhe tashmė jam shef. Punoj bashkė me vėllain tim Genin pėr administrimin e kėtij restoranti. Nė kėtė restorant kemi vetėm 6 muaj. Ai ka njė kapacitet prej 80 vendesh. Mė parė administronim njė restorant buzė detit. Klientėt qė kishim atje na ndjekin edhe kėtu, sepse dimė tė kėnaqim shijet e tyre... Kemi punėsuar qytetarė italiane me tė cilėt kemi marrėdhenie  tė mira jo vetėm pune, por edhe miqėsie. Lėnda e parė, peshku, ėshtė i freskėt, me furnizim ditor mund tė shikohet nga klientėt nė kasetat e ekspozuara nė hyrje tė lokalit”.  Recetat qė pėrgatit Erleti janė tė shijshme dhe tė shumėllojshme. E pyesim se ēfarė kuzhine gatuani?  Pėrgjigjet: “Vetėm kuzhinė italiane me bazė peshku dhe mishi.”

Pikėrisht nė kėtė restorant njė ēift shqiptar feston pėrvjetorin e martesės. Tė ftuarit italiane, kuzhina italiane, kuzhinieri shqiptar. Njė atmosferė e vėrtetė feste dykombėshe. Edhe ky episod flet pėr integrim.

                                                                    Elira Maksuti

Marrė nga internet nė faqen: ”FORUMINTERNATIONAL”

 

 

ME FTERIOTĖT TANĖ QĖ BANOJNĖ NĖ ATHINĖ

 

Pas njė udhėtimi tė gjatė, mbėrrita nė Athinė. Kur pėrballesh me atė qytet aq tė bukur e tė madh, kuptohet qė impresioni ėshtė i madh dhe kureshtar. Pas vizitave nė Akropol, Parlament, Sheshin Omonia e nė disa vende tė tjera historike e kulturore, mendimi mė rrinte vetėm tek dėshira qė kisha pėr tė takuar fteriotėt e mi qė jetojnė e punojnė nė Athinė. Lista me emrat dhe numrat e telefonit ishte e gjatė, dhe sigurisht qė nuk do mundja t’i takoja tė gjithė.

Tė parin fteriot qė takova ishte Ledi Maēi, djali Nezhdetit e Jetores, i cili erdhi nė hotelin ku isha akomoduar dhe biseduam dhe u ēmallėm me njėri tjetrin. Sinqerisht mė ka befasuar, por edhe  mė ka kėnaqur shumė pėrzemėrsia e mikpritja e tij, jo vetėm nė ditėn e parė qė u takuam, por  gjatė tė gjitha ditėve qė qėndrova aty.

Vizitėn e parė e bėra nė familjen e Livan Dautit nė Pire. Kėnaqėsia u shtua, kur gjeta aty edhe Nexhatin, i cili kishte ardhur pėr vizitė tek vėllai i tij. Pritja aq dashamirėse e Shegės dhe Livanit dhe fėmijėve tė tyre tė mrekullueshėm, Gazit, Brunės dhe Bertonit, ishte  vėrtet shumė e ngrohtė dhe aq vėllazėrore. E gjithė biseda, ngado qė shkonte, vėrtitesh rreth Fterrės. Malli e dashuria pėr fshatin e njerėzit tanė qė jetojnė aty, pėr kujtimet e fėmijėrisė, pėr rrugėt, lagjet e burimet e ujit, por edhe pėr gurėt sikurse themi shpesh, ishte arsyeja kryesore qė Nexhati e orientonte bisedėn vetėm drejt vendlindjes sonė tė dashur.   

Mendjen e shpirtin i kam nė Fterrė, por nė njė farė kuptimi jam shumė i kėnaqur dhe me fat, thotė Nexhati, qė pasi dola nė pension nė vitin 2000, tani jetoj kėtu me Paqen, dhe vajzėn e vogėl tė pleqėrisė Alketėn, por qė kam afėr edhe Gjolekėn e Livanin e fėmijėt e tyre pėr rreth dhe qė mė duan e mė respektojnė kaq shumė. Na mungojnė shumė dy vajzat e tjera, Jolanda dhe Elsa tė cilat i kemi nė Itali, por s’kemi ē’tė bėjmė, kėshtu e solli koha e fati. Vėllazėrinė e kemi tė mirė dhe shkojmė shumė mire jo vetėm me Livanin qė kam kėtu, por me tė gjithė, me Vendimin nė Tiranė, Refizenė nė Boston dhe me  Najmon qė banon nė Ballsh.  E kemi  si amanet nga nėna jonė Tikja, qė ta ruajmė e ta mbajmė vėllazėrinė, - se si gjaku jot nuk ka, na thoshte kur ishte gjallė.

Edhe unė e Shega jemi tė kėnaqur e tė lumtur, vazhdon bisedėn Livani, jetojmė mirė dhe punojmė tė gjithė sė bashku me fėmijėt, se pa punė nuk jetojmė dot, jo kėtu nė Athinė, por kudo qė tė jetė  njeriu s’mund tė rrijė pa punė. Shtėpia ime kėtu nė Pire, ėshtė e hapur jo vetėm pėr shokėt, miqtė e dashamirėt e familjes sonė, por edhe  pėr tė gjithė miqtė e shokėt e fteriotėve  tanė. Duke qėnė se jemi larg vendlindjes e fteriotėve, kuptohet qė jemi tė malluar e tė dėshiruar pėr njerėzit tanė dhe kur na vjen dikush nė shtėpi siē ėshtė rasti jot sot.

Po pushimet e verės ku do ti kaloni sivjet,  ēfarė plani keni bėrė, e ngacmoj mė tej bisedėn unė, jo pa qėllim.

Edhe mė pyet, thotė Livani, tė gjithė do jemi nė Fterrė, apo harrove qė kemi takimin nė gusht ? Mezi presim qė tė shkojmė, tė takohemi e ēmallemi me Fterrėn e fteriotėt, por edhe do rregullojmė  pak mė mirė shtėpinė tonė tė pėrbashkėt. Vizitėn e dytė e bėra nė familjen e Refat Kurupit, Falė afėrsisė me njėri tjetrin, por edhe njoftimeve me telefon, u mblodhėm rreth 20 vetė. Pėrveē familjes sė Refatit e Tanės, erdhėn Mihali me Jonelėn mė djalin dhe dy vajzat, Arsen Dauti tė cilin e ndante vetėm njė mur nga shtėpia e Refatit erdhi familjarisht. Mė pas erdhi dhe Simoni me Megin e djalin dhe kėnaqėsia e tė zotit tė shtėpisė, por edhe kėnaqėsia ime, ishte e madhe.

            Gėzimi e muhabeti u shtuan edhe mė shumė, sepse aty gjetėm edhe tė fejuarėn e Ensarit, Elonėn, njė vajzė e bukur e simpatike me origjinė nga Elbasani, qė na bėri shumė pėrshtypje pėr thjeshtėsinė dhe  dashamirėsinė qė kishte nė shpirtin e saj dhe qė tė linte tė kuptoje sikur kishim shumė vite qė njiheshim me tė. Dollitė e gotat ndiqnin njėra tjetrėn, mirėsitė e urimet gjithashtu dhe humori i Mihalit e bėri ambientin edhe mė gazmor e tė kėndshėm. Ngado qė vėrtitesh muhabeti e shakatė, e gjithė biseda pėrfundonte nė Fterrė. Kuptohet, largėsia e malli bėjnė punėn e vet.

Edhe pse dreka vazhdoi rreth tre katėr orė, ne na dukej sikur sapo kishim filluar dhe e humbėm fare nocionin e kohės. Na dukej sikur ishin nė Fterrė e jo nė Athinė.  Gėzimin e kėnaqėsinė atij trapezi ja jepnin mė shumė fėmijėt e Jonelės e Mihalit dhe tė  Arsenit e Simonit. Por ja qė duhej tė pėrfundonte edhe ky takim, sepse edhe kohėn e kishim tė kufizuar.

 Darkat dhe fjetjen, zakonisht isha i detyruar qė ti kaloja nė shtėpinė e Ledi Maēit. Ishte e pamundur qė ti shpėtoje ose tė shkoje diku tjetėr. Megjithėse ishte shumė i angazhuar me punėn, e gjente kohėn qė tė mė shoqėronte kudo qė shkova pėr vizita e takime nė tė gjithė Athinėn. Ndjehesh vėrtet ngushtė, kur tjetri t’a bie ngushtė, po nuk ke se ēfarė bėn me njerėz tė tillė si Ledi… Nė shtėpinė e tij u takuam e u ēmallėm edhe me motrat e tij, me Mirelėn dhe Elidėn, vajzėn e Profitit e Natashės. Muhabetet e bisedat vazhdonin deri nė orėn 03 tė mėngjesit. Tema kryesore, si kudo, ishte tema e Fterrės dhe e gazetės Fterra jonė. Ledi ishte dhėnė pas kėsaj gazete, dhe tė gjitha numrat i kishte lexuar nėpėrmjet internetit. Ishte shumė i apoasionuar edhe pas mbledhjes sė kėngėve tė grupit polifonik tė Fterrės nė veēanti, por edhe tė kėngėve labe nė pėrgjithėsi. Disqet e videot e tij ishin aq tė shumta e tė mbushura me kėngė labe. Vidjoja qė na shoqėronte mė shumė e qė e ndoqėm   ishte ajo e “Valles sė Kaurit”.  Pėr festėn e pashkėve Ledi kishte organizuar njė piknik shumė tė bukur me shumė fteriotė, kryesisht farefisin e tij nė njė zonė malore tė Athinės. Kėngėt e bukura dhe vallet pa mbarim si dhe dreka nė natyrė ishin kthyer nė njė festė tė vėrtetė. Kishin lezet tė mbledhur sė bashku familjet fteriote tė Nexhatit e Paqes, Livanit, Ladit e Behares, dhe Ledi me dy motrat e tij, Mirelėn dhe Elidėn. Hajde festė fterioēe nė malin e Athinės, thoshte Ledi, hajde… Edhe po tė mos ma  kishte falur, njė kopje tė diskut tė kėtij aktiviteti, do t’ia kisha “vjedhur”, po Ledi nuk mė lejoi qė ta bėja njė gjė tė tillė, se ma fali vet.

Dhe pėrsėri bisedat vėrtiteshin rreth Fterrės e sidomos rreth gazetės pėr tė cilėn Ledi kėmbėngulte qė tė jepte sa mė shumė ndihmesė pėr vazhdimėsinė e saj por edhe pėr sponsorizimin e saj.

 - Ėshtė gazet e madhe kjo gazeta e Fterrės, theksonte vazhdimisht Ledi, dhe megjithėse i kam lexuar rregullisht tė gjithė artikujt e saj, kėto gazetat qė na solle ti Feksor, do t’i lexoj pėrsėri germė pėr germė.

Unė dua t’i ndihmoj me gjithė shpirt, botuesit e anėtarėt e bordit tė gazetės, dhe do t’ju mbaj nė kontakt pėr tė gjitha aktivitet qė zhvillojmė ne fteriotėt kėtu nė Greqi. Bile, po tė mi dėrgoni mua gazetat, do ti shpėrndaj tek tė gjithė fteriotėt tanė kėtu nė Athinė. Besoj se do na duhen rreth 30-40 kopje, prandaj m’i  dėrgoni mua, se e kam kėnaqėsi qė tė jap edhe unė kontributin tim modest si fteriot.

              Ledi mė shoqėroi e mė ēoi edhe nė shtėpinė e familjen e Pajtim Gjonit, ku gjeta tė njėjtėn pritje e tė njėjtėn ngrohtėsi fteriote. Pimė nga njė gotė raki fterre nga tė xha Nurēes dhe  kafenė e bėrė nga duart e nuses sė Pajtimit, Artės, e cila na u duk sikur e pimė nė Gjonaj nė Fterrė,  ose  nė Ēorraj, nė vendlindjen e Artės.

U pėrqafuam dhe u ēmallėm sado pak edhe me familjen e fėmijėt e Pajtimit dhe u larguam me kėto mbresa e kujtime tė bukura, tė cilat u munduam t’jua pėrcjellim, ashtu sikurse i pamė, i ndjemė dhe i prekėm nga afėr.

Dėshira ime ishte qė tė takoja sa mė shumė fteriot, por kuptohet, koha e shkurtėr e qėndrimit dhe angazhimi me punėt e tyre tė pėrditshme  e bėnte tė pamundur njė gjė tė tillė. Lista e fteriotėve qė punojnė e jetojnė nė Greqi e sidomos nė Athinė, ėshtė shumė e gjatė. Mė ngeli merak qė nuk munda ti takoja dot familjarisht, Ferik Hizmon, Delo Zhupėn, Festim Dautin, Selam Hadushin, Gjolek Shkurtin, Ivan Rukėn, Vitri dhe Ermal Dautin, Gėzim e Guxim Hizmon, Antika e Loreta Shkurti, Ēaparen me dy vajzat e saj dhe Valjetėn,  Ardi Malaj dhe Koēo e Muzo Zhupėn, Lame Mehmetin e Kudret Haxhiun, Tori Mehmetin e Memo Zhupėn, Sokol Maēin e Vigane Gjonin, Ibrahim e Hasan Hizmon,e shumė e shumė tė tjerė. E rėndėsishme ėshtė qė tė gjithė fteriotėt janė sistemuar e pėrshtatur shumė mirė me jetėn e punėn, dhe asnjė fteriot nuk ka pasur probleme  me policinė e me shtetin grek. Pėrkundrazi, kudo ku punojnė e jetojnė, ata kanė ditur dhe dinė tė ndėrtojnė marrėdhėnie njerėzorė e miqėsore, tė jetojnė tė qetė e me kulture e dinjitet. Le tė shpresojmė se takimi i gushtit nė Fterrė, do na mbledhė tė gjithėve aty, ku do ēmallemi sado pak me njėri – tjetrin.

Faleminderit fteriotėt e mi tė dashur, faleminderit pėr pritjen e kėnaqėsinė qė ju  mė dhuruat gjatė kėsaj vizite kaq tė bukur. Mirė u takofshim nė Fterrėn tonė tė dashur nė muajin e madh,  mė 16 gusht. Ardhshi shėndosh e mire, se Fterra na pret e ne e presim atė ditė me padurim.

 

                                                                                                               Feksor  SHKURTI

 

Vullnet Mato – shkrimtar.

 

UNĖ, VARKĖTARI KARONT, MES LUNDĖRTARĖVE TĖ RINJ

 

Duke lundruar nė internet, nė kėto vite tė zhvillimit tė mahnitshėm tė teknikės dhe teknologjisė elektronike, m’u duk sikur hyra nė njė det tė madh pa fund e pa anė. Mes lundėrtarėve tė shumtė nga e gjithė bota, nė “Facebook” u gjenda befas mes njė turmė tė madhe lundėrtarėsh tė rinj tė grupit “Fterra” tė pėrbėrė prej rreth 90 vetash. Nga mbiemrat fterriot Dauti, Gjoni, Rukaj, Mehmeti, Kurupi, Hizmo, Dusha, Zhupa, Shkurti, Elezi, Korkuti, Dhuli, etj, dhe nga mosha 18 - 25 vjeē, kuptova se kam tė bėj me brezin mė tė njomė e mė tė freskėt tė fshatit tonė tė dashur. Pastaj duke parė fytyrat e tyre rinore aq tė hijshme, dialogjet aq tė zgjuara dhe humorin e hollė tė kėsaj moshe, thashė me vete: “Unė qenkam varkėtari Karont i lashtėsisė qė po lundroj me varkėn time tė vjetėr, mes jahteve tė tyre fringo tė rinj”. Por gjithsesi lundroj dhe takoj pikėrisht ata qė duhen takuar. Ata me tė cilėt do tė krenohet e ardhmja e Fterrės sonė. Lundėrtarėt e rinj qė janė pėrhapur nė tė gjitha limanet dhe skelat e mėdha elektronike tė rruzullit tokėsor. Ata qė nė bagazhin e tyre kanė tė gjitha dijet dhe menēuritė e nevojshme pėr t’u ndeshur me dallgėt dhe uraganet e jetės. Dhe unė, lundėrtari Karont i Fterrės, si njeri i rrahur mjaft me vėshtirėsitė dhe rreziqet e stuhive tė kėsaj bote, kam ē’u jap atyre nga pėrvoja ime, pėr ta ēuar stafetėn e brezit tė tyre mė tutje. Nė mėnyrė qė stafeta e tyre tė jetė mbėshtetur fuqimisht edhe te tradita e intelektualeve tė shumtė qė ka krijuar Fterra jonė prej vitesh.

E para qė mė bėri shok nė faqen e saj tė “facebookut”, ishte lundėrtarja e shkathėt Stela Dauti, nga Greqia. Them, e shkathėt, sepse kuptohet qė nė internet ajo e manovron timonin e saj nga tė gjitha anėt, pėr t’u miqėsuar me bashkėmoshatarėt fterriotė e pėr tė komunikuar me ta vazhdimisht. Nė mėnyrė qė tė jetė sa mė e lidhur me vendlindjen e saj dhe me njerėzit e shumtė, pėr tė cilėt ka afeksion shpirtėror. Pastaj Ela Elezi hyri befas nė “murin” e faqes sime pėr tė kėrkuar shoqėri dhe e mirėprita me entuziazėm. Mė tej u afrua tek unė djaloshi Ermal Rukaj, qė mesa kuptova duhet tė jetė nga familja e mikut tim shpirtėror Aleksandro Rukaj, pas tij Ledi Maēi dhe Elida Zani, nga Greqia, Mirela Maēi, nxėnėsja e talentuar pėr recitime Blerta Kurupi qė na emocionoi te takimi vjetor i fterrioteve, Ada Zhupa e tė tjerė me radhė. Por pashė kėnaqėsisht se edhe miku im Agron Xhama, si mė me pėrvojė nė internet, ishte lidhur mė herėt mė kėtė grup tė gjerė tė rinjsh dhe mė dėrgoi listėn e tyre tė madhe. Tani ndjej me krenari, se unė Karonti i lashtė jam i rrethuar nga njė flotė e fuqishme lundėrtarėsh tė rinj, me tė cilėt mund tė ēajmė bashkė dallgėt e tė gjithė kontinenteve. Pėr ta ēuar emrin dhe zėrin e Fterrės sonė nė tė gjitha skajet e globit. Dhe mendoni pakėz, njerėzit e njė fshati tė vogėl nė jug tė Shqipėrisė, po e ngrenė flamurin e tyre tė miqėsisė nė tė gjitha fshatrat dhe qytetet e planetit tonė. Kjo ėshtė jo vetėm kėnaqėsi e madhe, por edhe njė lumturi pa fund, qė ne i kemi vėnė vetes njė qėllim kaq tė madh: Tė qėndrojmė tė lidhur me njėri - tjetrin nė njė mėnyrė tė atillė, qė Fterra jonė e vogėl t’i ketė kufijtė e saj jo krahinorė, por botėrorė. Kufij nė formė rrathėsh koncentrikė qė zmadhohen dita ditės si vetė valėt elektronike tė Internetit. Dhe kėshtu siē po ndodh realisht me ne, s’do tė jetė e largėt dita kur veē tė tjerėve, edhe eskimezėt do tė pyesin: “Ku ndodhet kjo Fterra e famshme ?”...

 

NĖ KUJTIM TĖ ĒERĒIZ ZANIT

 

Kur shkruaj pėr fteriotėt mė ngjan se bie nė pėrsėritje, sepse kujtoj anėt pozitive qė i pėrafrojnė tė gjithė. Duket se nė kėtė fshat tė vogėl njerėzit ngjajnė shumė nė vlerat pozitive, qė kanė.

Ēerēiz Zani ose ēeēua, siē e thėrriste im atė, mėsues pasionant, prind i mrekullueshėm dhe njeri i shkėlqyer. Emri imponues, i merituar i xha Neimit lė, mjerisht, nė hije vargun e njerėzve - pjellė e tij, qė pėr nga vlerat nuk bien mė poshtė.

Kur ishim nxėnės tė xha Neimit, erdhi me leje nė Fterrė Ēerēizi (me leje nga ushtria se kishte atje tė shoqen - Lavdien) dhe zhvilloi me ne njė orė mėsimi. "Kudo si Lutua" ishte tema. S'ka si tė kujtohet njė orė e vetme mėsimi para 60 vitesh, pa pasur vlera pedagogjike e humane.

Ky personazh, qė buzėqeshte ėmbėlsisht e rrezatonte mirėsi ishte mėsues nė Selenicė, ku u emėrova dhe unė. E admironin dhe e respektonin tė gjithė. Kėshillat qė mė dha mua 17 vjetarit kishin vlera si tė Biblės dhe i kam pasur udhėrrėfyes gjatė tėrė karrierės si mėsues.

Nė njė kodėr tė qytetit, ku kishte edhe ēezmė ishte dhoma me aneks e Ēerēizit, ku mua mė ngjante si parajsa vetė, kur rrija me tė. Kėtė mjedis tė ngrohtė familjar e qeveriste gruaja e tij, Lavdija. Ēift i mrekullueshėm e njėherazi i ēuditshėm. Ata flisnin tė dy me zė tė ulėt, por imponues. Tė dy vetėm buzėqeshnin. E megjithėse Ēeēua donte domosdoshmėrisht njė djalė (tė cilin fatkeqėsisht e la nė barkun e tė ėmės, por nuk e pa vetė) edhe kėtė temė e trajtonte me mirėsi dhe ėmbėl.

Sipas njė teorie tė vonė amerikane, kur njė ēift jeton gjatė bashkė, ata i ngjajnė edhe fizikisht njėri - tjetrit. Mendoj: Ēeēua apo Lavdia morėn nga tjetri pak mė shumė. Nuk e gjej pėrgjigjen. Familja ime ishte e prirur tė vlerėsojė Lavdosh Zanin, tė vėllain, se ai jetoi gjatė nė Ballsh nė familjen tonė, ku punoi dhe u bė njė farmacist pasionant. Unė mund tė flisja pėr Sazanin e mirė, Bashkim - kolegun apo Profitin qė e kisha nxėnės. Por pėr mua ishte Ēeēua, pėrfaqėsuesi qė trashėgonte xha Neimin. Kujtoj kur mė thoshte se bota ka Himalaje e Olimp, por ne kemi Rrėmullė e Galisht, qė janė ku e ku pėr vlera e bukuri; kemi njerėz me vlera olimpike. Dhe rreshtonte kronollogjikisht emra e fliste pa diskriminuar askėnd.

Fatmirėsisht fėmijėt e tij u bėnė tė mbarė; ka edhe vajzėn biznesmenė dhe jam i bindur qė dikur, diku, do lexoj diēka mė autoritare pėr jetėn e punėn e kėtij njeriu - shenjtor.

Nuk mė pėlqen detyrimi qė kam pėr tė pėrsėritur e pėrsėritur, se ka mjaft emra fteriotėsh, qė duhen evidencuar. Pa modesti insistoj tė them se ata pėrbėjnė enciklopedi njerėzore: ka ndėr ne Akademike, profesorė, filozofė, sportistė, titullarė e patriarkė nė fusha si: arsimi, shėndetėsia etj.

I tillė ishte edhe Ēerēizi nė lėmė tė mėsimdhėnies e marrėdhėnies me njerėzit.

Pėr tė argumentuar thjeshtėsinė e mėnyrės sė zgjidhjes sė problemeve nga ky njeri, dėshiroj tė tregoj: njė ditė mė thėrret nė kafene (gjė qė nuk ishte nė zakonin e tij) dhe mė qeras me birrė. Hair - i thashė. - Bleva njė orė "UMF" 200 lekė - mė tha. E shita atė, bleva njė gomar, me tė cilin bėra drutė e dimrit. Me rishitjen e tij bleva orėn, fitova drutė dhe mė tepruan edhe ca lekė. Zgjidhje praktike nė atė kohė fukarallėku, kur rroga e mėsuesit ishte 5000 lekė.

Mund tė zgjatesha shumė nė pėrshtypjet pėr kėtė personalitet, por teprimi do dėmtonte imazhin pėr tė.

            Fatmir DUSHA

 

F T E R R A  I M E

 

Shokė malli mė ka marrė,

Pėr ata burrat e parė,

Pleqtė me qulah tė bardhė,

Ēorape dhe xhamadanė,

Tė qėndisur me gajtanė.

Kur uleshin pranė e pranė,

Mirrnin fjalėn me radhė.

Kishe qejf ti dėgjoje,

Se nga ata shumė mėsoje.

Kur dilnin burrat nė valle,

Si sorqedhėt nė livadhe,

Tunden dysheme e tavane.

Dua qė tė shkoj nė Fterrė,

Malli shumė mė ka marrė,

Tė dal nė majė tė malit,

tė kem fshatin pėr karshi,

se pėr fshatin tim tė uruar,

kam respekt e dashuri,

tė zgjedh njė hije tė freskėt,

dhe tė ulem e tė rri,

tė shikoj vendin me radhė,

ku kam kullotur me dhi,

t’ia marr kėngės labe

dhe tė them atė qė di,

ē’mė kanė thėnė e dėgjuar,

ē’kam parė vetė me sy,

se fteriotėt nė ēdo kohė,

e kanė bėrė beli,

si me pushkė dhe me penė,

dhe me besė e urtėsi.

Shumė kohė kanė kaluar,

Kur ishim nėn Turqi,

Nė Stamboll kishim Isanė,

Me mėndje dhe ditur,

E mbante Sulltani pranė,

Pėr dije, filozofi.

Do kėndoj vitet ’20,

Nė luftė me Italinė,

Pati dhe burra nga Fterra,

U ngrenė e vanė aty,

Me komandant Xhafer,

Luftuan me trimėri.

Nė luftėn ēlirimtare,

Mbi dyzet e shtatė tė rinj,

Morėn armėt nė dorė,

Dolėn malit pėr liri.

O Hiqmet o lule djalė,

Tė kujtoj me lot nė sy,

Dhe Fuatin e Turhanin,

Osmėnin, djalė tė ri,

Xha Shaqon e Azemnė,

Kishin vuajtur tė dy,

Pėr liri derdhėn gjaknė

Dhe mbetėn nė histori.

      DAUT BRINJA

 

 

Rr. Tish Daija (ish Kom.Parisit) Ndertesa 1 hyrja 13 ap.2
Tel: +355 4 244 1014Cel 0692154981
Tirana, ALBANIA